PVD lëshon seancën e kuvendin komunal në Preshevë, po përdoret fjalor rrugaçësh
Lokale

PVD lëshon seancën e kuvendin komunal në Preshevë, po përdoret fjalor rrugaçësh

15.May.2018 16:14
0
Këshilltarët e Partisë për Veprim Demokratik kanë lëshuar punimet e seancës së kuvendi komunal të komunës së Preshevë me arsyetimin se është denigruar ky institucione me fjalorin e përdorur.

Ky është reagimi i plotë PVD-së në Preshevë: 

Pas degradimit të seancës së Kuvendit Komunal nga ana e kryetarit të komunës, duke keqpërdorur foltoren me fjalor denigrues dhe rrugaçëror, grupi i këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik ka vendosur që të lëshoj seancën.

Vlen të theksohet se gjithë kësaj situate gjatë tërë kohës i ka kontribuar kryetari i Kuvendit si përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e seancave të Kuvendit Komunal të Preshevës. Ishte pikërisht kryetari i Kuvendit që nuk ndërpreu fjalimin e kryetarit të komunës i cili përdori fjalët më fyese për këshilltarët e opozitës e sidomos fyerjet ndaj këshilltarit Skender Destani.

Grupi i këshilltarëve të PVD-së kërkon publikisht nga kryetari i Kuvendit që të kujdeset që kultura dhe gjuha e rrugës të mos bëhet traditë e fjalimeve në Kuvend.

Preshevë, 15.05.2018

Këshilli për Informim i Partisë për Veprim Demokratik

 

Flakë deklaratash në Preshevë: Salihu i thotë në sy je milioner dhe hajn klasik, Mustafa ja kthen të vije turp?
Ndërpritet seanca e kuvendit komunal të Preshevës, përplasen Arifi dhe Destani (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration