Shkrimtari,  Bilall Maliqi nga Presheva nderohet me çmimin e dytë në Viti
Lokale

Shkrimtari, Bilall Maliqi nga Presheva nderohet me çmimin e dytë në Viti

24.Mar.2017 14:49
0
Në komunën e Vitisë u mbajt Manifestimi tani më Tradicional "Flakadani i Karadakut 2017" në nderim të figurës së Nijazi Azemit, komandant Mjekra.

Në këtë Manifestim që kishte karakterin garues, poezitë e tyre i lexuan mbi 20 poetë nga troje të ndryshme shqiptare.

Nga Lugina e Preshevës, përkatësisht nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”  morën pjesë dhe lexuan Bilall Maliqi, Rexhep Abazi dhe Nehat Ramizi.

Nga juria e përbërë: Hyqmet Hasko, Xhemë Karadaku dhe Sarë Gjergji u ndan tre çmime.

Çmimi i parë i takoi shkrimtarit Ibrahim Kadriu, çmimi i dytë shkrimtarit Bilall Maliqi dhe çmimi i tretë poeteshës Kristina Demiri-Dojqa.

Ndërsa për vepër jetësore u nderua Prof. Dr. Agim Vinca.

Në kuadër të këtij manifestimi u përurua edhe libri i gazetarit Ramadan Reshitaj i cili jeton dhe vepron në Suedi, me titull “Me tanët në Suedi”.

Në fund për të pranishmit organizatori shtroi një darkë, ku u nderuan të gjithë poetët me nga një mirënjohje për pjesëmarrje. 

Muharrem Goga, udhërrëfyes i gjuhës angleze për shumë gjenerata në Bujanoc (foto)
Ardita Sinani, s'ka plan për zhvillimin ekonomik në Preshevë? (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration