Lokale
Spektri fillon fushatën "Kabllori edhe në shtëpinë tuaj"
Kompania Mediale “Spektri” planifikon që shumë shpejt të nisë me kyçjen në rrjetin kabllor edhe të klientëve të interesuar në disa fshatra të komunës së Bujanocit.
Fushata e cila starton pas pak ditës mban titullin “Kabllori edhe në shtëpinë tuaj”.
Në këtë drejtim, kjo kompani vetëm se u ka bërë thirrje banorëve të fshatrave Turi, Lluçan dhe Nesalcë, për evidentim nëpër disa punkte të caktuara në këto vendbanime.
“Kyçja e amvisërive do të fillojë në një afat shumë të shkurtër kohor, ndërsa në favor të kësaj shkojnë edhe kushtet e volitshme klimatike të cilat po mbretërojnë, gjë që lehtëson edhe kryerjen e punëve në terren”, thuhet në komunikatën për opinion të kësaj kompanie.
Kompania mediale Spektri ka paraparë që si kyçjen, ashtu edhe shfrytëzimin e rrjetit kabllor për klientët e këtyre fshatrave ta kryej falas, deri në momentin e instalimit edhe të rrjetit të internetit.
Meqë faza e parë e këtij projekti, në bazë të këtyre kushteve, është e limituar, u bëhet ftesë të interesuarve që sa më parë të evidentohen, në mënyrë që të jenë pikërisht ata shfrytëzues të kësaj oferte ekskluzive.
Poqese kushtet atmosferike vazhdojnë të jenë të favorshme, rrjeti kabllor, në fazën e dytë, do të jetë i pranishëm edhe tek banorët e vendbanimeve më të largëta të komunës së Bujanocit.
“Të gjitha fazat do të kryhen sipas standardeve më të përsosura teknologjike, kurse në dispozicion të shikuesve do të jetë një numër i lartë i kanaleve televizive, i kategorizuar sipas zhanreve të ndryshme dhe me një kualitet të lartë të fotografisë dhe zëri”, thuhet në këtë komunikatë.
Ofertat e volitshme, përveç se janë pjesë e përcjelljes së trendeve në lëminë e telomunikacionit, përkojnë edhe me shënimin e 25 vjetorit të themelimit të ndërmarrjes “Elhan komerc”, si themeluese e kompanisë mediale “Spektri”.
Bujanoc: 19.02.2014
Kompania Mediale “Spektri”
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!