Modeli i bujqësisë së Bujanocit po kopjohet nga komunat tjera, shkeljet ligjore në prokurori
Lokale

Modeli i bujqësisë së Bujanocit po kopjohet nga komunat tjera, shkeljet ligjore në prokurori

22.Jun.2018 08:19
0
Subvencionet bujqësore të ndara në vitin 2017 në komunën e Bujanocit ishte një nga temat e akuzave nga partia opozitare në drejtim të vetëqeverisjes lokale e që sipas administratës komunale këtë praktikë të ndarjes së subvencioneve po e kopjojnë edhe komunat tjera.

Opozita kritikoj ashpër vetëqeverisjen lokale se subvencionet nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë dhe se nuk kanë përfituar bujqit por kanë fituar personat e lidhur me partinë në pushtet.

“Subvencione të bujqësisë kanë përfituar shefat dhe kryeshefat e administratës komunale si dhe personat të cilat as që janë të vetëdijshëm se kanë aplikuar për subvencione, në anën tjetër nuk kanë fituar subvencione bujqit të cilëve me të vërtetë i nevojiten këto ndihmesa” u shpreh këshilltari i PD-ës Hajredin Hyda, shkruan Titulli.com

Këshilltari nga radhët e pozitës, Ragmi Mustafa tha se praktikën e ndarjes së subvencioneve po e kopjojnë edhe komunat tjera si dhe ftoj opozitën që të paraqes të gjitha shkeljet në prokurori.

“Këtë praktikë të ndarjes së subvencioneve po e kopjojnë edhe komunat tjera, sa i përket akuzave të opozitës i ftoj ata që së bashku ti dërgojmë shkeljet në prokurori” u shpreh Ragmi Mustafa.

Partitë opozitare kritikuan qeverisjen se në komisionin për ndarjen e subvencioneve bujqësore ka qenë edhe inspektori i buxhetit e që në këtë rast kjo përbën shkelje ligjore.

Për vitin 2017 nga komuna e Bujanocit janë ndarë për ekonomitë bujqësore dhe mbarsim artificial të kafshëve në vlerë prej 32.905 milion dinarë./Titulli.com./

Hajnel në Bujanoc: Bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe hungarezëve do të zgjerohet në Serbi
Avni Hafuzi nga Presheva dekorohet nga Shqipëria me titullin "Kalorës i Urdhrit të Flamurit Kombëtar"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration