Hajnel në Bujanoc: Bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe hungarezëve do të zgjerohet në Serbi
Përfaqësues të Këshillit Kombëtarë Hungarez, të kryesuar nga kryetari Jene Hajnal qëndruan për vizitë në selinë e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë në Bujanoc dhe qëllimi ishte forcimi i bashkëpunimit në fushat të cilat mbështeten këshillat kombëtarë.Shukri Ymeri, kryetar i KKSH-së deklaroi se me këshillin kombëtarë hungarez kanë një bashkëpunim të veçantë dhe se ky këshillë kombëtarë është shumë mirë i organizuar, shkruan Titulli.com.
“Në vazhdën e bashkëpunimit të mëparshëm ne sot kemi punuar në kuadër të shtyllave në të cilat mbështetet KKSH në aspektin ligjor. Kryesisht ky takim bashkëpunues mbështetet në fushën e arsimit për të shkëmbyer përvojat për një arsim më cilësor dhe gjithçka që ka të bëjë me fushën e arsimit” tha Ymeri.
Kryetari i Këshillit Kombëtarë Hungarez, Jene Hajnel theksoi për gazetarë se takimi i sotëm është i rëndësishëm dhe domethënëse për shkak të shkëmbimit të përvojave të cilat kanë dy Këshillat Kombëtarë.
“Këshilli Kombëtarë Shqiptar ka qenë në vizitë tek ne në Suboticë para disa muajve dhe faleminderit OSBE-së për organizimin e këtij takimi, ky takim për mua është i rëndësishëm sepse përvojat tona mund të i shkëmbejmë dhe kemi shumë gjëra që mund të i mësojmë nga KKSH”, u shpreh Hajnel.
Ai premtoj se do të vazhdojnë bashkëpunimet të cilat do të zgjerohen dhe kjo ishte vizita e parë e pakicës më të madhe në Serbi./Titulli.com./