Modeli i bujqësisë së Bujanocit po kopjohet nga komunat tjera, shkeljet ligjore në prokurori
Subvencionet bujqësore të ndara në vitin 2017 në komunën e Bujanocit ishte një nga temat e akuzave nga partia opozitare në drejtim të vetëqeverisjes lokale e që sipas administratës komunale këtë praktikë të ndarjes së subvencioneve po e kopjojnë edhe komunat tjera.Opozita kritikoj ashpër vetëqeverisjen lokale se subvencionet nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë dhe se nuk kanë përfituar bujqit por kanë fituar personat e lidhur me partinë në pushtet.
“Subvencione të bujqësisë kanë përfituar shefat dhe kryeshefat e administratës komunale si dhe personat të cilat as që janë të vetëdijshëm se kanë aplikuar për subvencione, në anën tjetër nuk kanë fituar subvencione bujqit të cilëve me të vërtetë i nevojiten këto ndihmesa” u shpreh këshilltari i PD-ës Hajredin Hyda, shkruan Titulli.com
Këshilltari nga radhët e pozitës, Ragmi Mustafa tha se praktikën e ndarjes së subvencioneve po e kopjojnë edhe komunat tjera si dhe ftoj opozitën që të paraqes të gjitha shkeljet në prokurori.
“Këtë praktikë të ndarjes së subvencioneve po e kopjojnë edhe komunat tjera, sa i përket akuzave të opozitës i ftoj ata që së bashku ti dërgojmë shkeljet në prokurori” u shpreh Ragmi Mustafa.
Partitë opozitare kritikuan qeverisjen se në komisionin për ndarjen e subvencioneve bujqësore ka qenë edhe inspektori i buxhetit e që në këtë rast kjo përbën shkelje ligjore.
Për vitin 2017 nga komuna e Bujanocit janë ndarë për ekonomitë bujqësore dhe mbarsim artificial të kafshëve në vlerë prej 32.905 milion dinarë./Titulli.com./