Ministria e Arsimit të Serbisë miraton katër tekste shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq gjatë qëndrimit të tij në Bujanoc dhe Preshevë ka thënë se po angazhohet edhe për fushën arsimit shqip në këtë komuna.Në takimin me kryetarët e komunave, Shaip Kamberi dhe Shqiprim Arifi është theksuar nevoja e çështjes së teksteve shkollore në gjuhën shqipe, shkruan Titulli.com.
“Ministria e Arsimit, sipas procedurës së paraparë ligjore, ka miratuar katër tekste shkollore për mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë amtare në shkollat e mesme në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe”, deklaroi mes tjerash Stankoviq.
Ai tha se Trupi Koordinues do të vazhdojë përkushtimin për zgjidhjen e të gjitha çështjeve nga fusha e arsimit, në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë përkatëse gjithashtu deri në fund të vitit shkollor do të përfundojë përpunimi i fjalorit elektronik në gjuhën serbe-shqipe dhe anasjelltas.
“Ky fjalor është në përpunim dhe pritet që të jetë gati për vitin e ardhshëm shkollor. Flajori digjital gjatë vitit shkollor 2016-17 do të testohet ndërsa përdorimi i saj në shkollat “online” do të përcillet për shkak të azhurnimit eventual. Financohet nga komisariati për pakica kombëtare”, është shprehur Zoran Stankoviq.
Vlen theksuar se një pjesë e politikës shqiptare ka organizuar protesta për mungesën e teksteve në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës dhe ka kërkuar ndihmën e Kosovës dhe Shqipërisë për tejkalimin e kësaj problematike./Titulli.com/