Memeti: Pushteti i kaluar fajtorë për gjendjen e tanishme në Preshevë?
Lokale

Memeti: Pushteti i kaluar fajtorë për gjendjen e tanishme në Preshevë?

31.Oct.2017 14:48
0
Disa nga përfaqësuesit e partive politike në Preshevë, shprehin shqetësim ndaj shkarkimeve të këshillave drejtuese nëpër organizata publike nga organi i përkohshëm që administron me komunën e Preshevës.

Anëtarët e PVD-së dhe PDSH-së janë duke bojkotuar punën e organit të përkohshëm dhe thonë se zgjedhjet janë  zgjidhja më e mirë.

Ardita Sinani, kryetare e degës së PVD-së në Preshevë është shprehur se janë duke e përcjellë punën e organit të përkohshëm ndërsa vendimet e shpallura në fletoren zyrtare janë jashtëligjore dhe se kërkon sa më shpejt të shpallen zgjedhjet.

Edhe Ilir Sadriu, nënkryetar i Partisë Demokratike Shqiptare  vlerëson se zgjedhjet do të ishin zgjidhja më e mirë e kësaj situate.

“Nga fillimi e kemi bojkotuar këtë organ dhe jemi duke e përcjell çdo veprim te tij. Konsiderojmë se emërimet e këshillave dhe drejtorëve në institucione të ndryshme, nuk janë në përputhje me ligjet dhe si PDSh vlerësojmë se zgjidhja më e mire janë zgjedhjet për komunën e Preshevës”, theksoi Sadriu.

Kryetar i Degës së sapoformuar të Partisë Demokratike në Preshevë, Xhelal Memeti për shkarkimet dhe emërimet e organit të përkohshëm, fajëson pushtet e kaluara që sipas tij nuk kanë zgjedh me kohë drejtorët por ushtrues detyre.

Përfaqësuesit e organit të përkohshëm i përbërë prej 5 anëtarëve  nuk kanë dashur t`i komentojnë zhvillimet e fundit./Titulli.com/

Visar Limani krijon magazinën e parë online në formë ankandi për hapësirën shqiptare
Hasani: Asnjë shqiptarë i punësuar në spitalin e Vrajës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration