Hasani: Asnjë shqiptarë i punësuar në spitalin e Vrajës
Deputeti popullorë, Fatmir Hasani në mbledhjen e fundit të parlamentit të Serbisë ka drejtuar kritika ndaj kryeministres, Ana Brnabiq lidhur me qasjen ndaj problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.“Gjendja e pakicës shqiptare në Serbi nuk janë në nivel të mirë dhe nuk përmbushin standardet vendore e as të bashkimit Evropian”, tha Hasani në paraqitjen e tij.
Ai shtoi se qeveria duhet të përshpejtojë realizimin e kërkesave të shqiptarëve dhe të arrihet niveli I të drejtave që gëzojnë pakicat tjera në Serbi.
Hasani tha se në qendrën spitalore në Vrajë nuk është punësuar asnjë shqiptarë edhe pse në rrethin e Pçinjës përbëjmë 30% të popullsisë.
“Nuk kërkojmë punësime në bazë të proporcionit por nuk ka asnjë mjek, motër medicinale nga pakica shqiptare. Ftojë qeverinë të punojë në punën e integrimit të shqiptarëve në organit shtetërore”, u shpreh Hasani./Titulli.com/