Memeti: Aktivitetet  humanitare po realizohen në Bujanoc
Lokale

Memeti: Aktivitetet humanitare po realizohen në Bujanoc

04.Jun.2018 15:36
0
Në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës u mbajt program humanitarë me përmbajtje fetare, organizuar nga Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në bashkëpunim me shkollën e mesme "Sezai Surroi".

Refik Memeti organizatorë nga BIPBM për Titulli.com deklaroi se qëllimi i këtij programi është që t’i ndihmohet të varfërve dhe ky qëllim është arritur.

“Ne jemi të kënaqur me mbështetjen që na ofruan rinia. Qëllimi i këtij programi pason nga viti i kaluar ku kemi bërë organizimin e një programi me moton ti ndihmojmë të varfëve që edhe ata të buzëqeshin në këtë ramazan dhe mos ta ndjejnë vetën të harruar” , u shpreh Memeti.

Ai po ashtu shpjegoi edhe projektet e tjera të cilat i kanë paraprirë këtij programi humanitarë, siç është dhënia e iftareve për jetimet, dhënia e pakove ushqimore dhe shumë ndihmesa tjera.

Në këtë aktivitet morën pjesë disa pjesëmarrës dhe shikuan programin me ligjërata nga Nexhmedin Ademi, ilahi nga Nderim Alimi, Kur’an nga Muhamed Ademi dhe pjesa tjetër e programit nga nxënësit e shkollës. /Titulli.com/

Komuna e Bujanocit ndan 500 mijë dinarë ushtrisë tokësore, gjarpërinjtë nuk kalojnë
Shfaqja "Në anën tjetër të murit" do të prezantohet në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration