Komuna e Bujanocit ndan 500 mijë dinarë ushtrisë tokësore, gjarpërinjtë nuk kalojnë
Lokale

Komuna e Bujanocit ndan 500 mijë dinarë ushtrisë tokësore, gjarpërinjtë nuk kalojnë

04.Jun.2018 13:00
0
Shtabi për situata emergjente ka mbajtur mbledhjen e pestë me radhë të udhëhequr nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe morën pjesë institucionet përkatëse dhe policia lokale.

Në këtë mbledhje u aprovua kërkesa e komandës së Brigadës 4 të ushtrisë tokësore të Serbisë në Vrajës për pastrimin e rrugës nga fshati Lluçan deri në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit në vlerë prej 500 mijë dinarë.

Kjo kërkesë u paraqit edhe nga personeli i zyrës për investime dhe zhvillim Enver Ramadani i cili theksoi se ishte kërkesë edhe e banorëve të fshatit, shkruan Titulli.com.

“Na ka njoftuar edhe bashkësia lokale e fshatit Dobrosin se kjo rrugë paraqet problem për ta dhe se janë bërë aksidente të shumta, prandaj propozoj që aprovohet kërkesa për të ndarë mjete në vlerën e përcaktuar” tha Enver Ramadani.

Gjatë kësaj mbledhje u aprovuar edhe raporti i komisionit për dëmin e shkaktuar gjatë erërave në kulmin e fabrikës “Simpen” në Bujanoc.

Ali Asllani, nga shtabi emergjent paraqiti edhe problemin e gjarpërinjve në disa vendbanime të komunës së Bujanoci dhe propozoi të bëhet dezinfektimi i zonave në mënyrë që të bëhet largimi i gjarpërinjve.

Propozim i tijë u refuzua nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi pasi që këtë gjë mund ta bëjnë edhe bashkësitë lokale përkatëse me buxhetin e tyre./Titulli.com/

Përfundon festivali "Gëzimi Ynë" në Preshevë, ndahen 13 çmime
Memeti: Aktivitetet humanitare po realizohen në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration