Mehmeti: U ktheva nga Zvicra të jem kryetar komune, zyra e diasporës derë e hapur
Xhelal Mehmeti, në qeverisjen e re të formuar në komunën e Preshevës është caktuar të udhëheq zyrën për diasporën që do të mbaj komunikimet me mërgatën shqiptare. Ai gjatë një bisede për Titulli.com është shprehur se kjo zyrë do t'i shërbej popullatës shqiptare që përkohësisht jeton në diasporë.Ai ka folur edhe pozitën e tij që mbanë brenda subjektit politik të PVD-së në Preshevë dhe tregoi planet më të cilat kishte ardhur nga Zvicra.
“Duke marrë parasysh kthimin tim nga diaspora dhe me synim që të jem i pari i komunës normal. kryetarja aktuale shpalosi ambiciet e saja për kryetare dhe mori një përkrahje nga subjekti, edhe pse tërë fushatën e udhëhoqëm me propagandë që nëse kryetari i komunës do ti takoj PVD-së atëherë unë do të jem kryetar”, theksoi Mehmeti për Titulli.com.
A mendoni se diaspora shqiptare është e gatshme të bashkëpunojë me përfaqësuesit në vendlindje?
Mehmeti: Po unë personalisht mendoj se Diaspora është e gatshme të bashkëpunoj me vendlindjen e vet e sidomos tash edhe në mënyrë institucionale mes zyrë së diasporës. Diaspora gjithmonë ka qenë e gatshme të bashkëpunoj edhe pse nuk ka pasur institucion ku ka mundur të drejtohet cila do formë apo nevojë që pa pasur. Diaspora e ka merituar që të këtë një zyre ku do të mundet të i drejtohet qytetit tonë apo vendlindjes së tyre për çfarëdo nevoje.
2. Cili do të jetë rolin i zyrës së diasporës që është hapur në komunën e Preshevës?
Mehmeti: Rroli i kësaj zyre do të jete shumë i rëndësishëm për diasporën, sepse kjo zyrë është themeluar për ti shërbyer mërgatës sonë për çfarëdo nevoje por veçanërisht, shërbimet publikut, të shpejta, për çfarëdo keqkuptime apo zvarritje të shërbyesve dhe nëse mërgimtarët janë të pakënaqur lirisht munden të drejtohen në zyrën e Diasporës. Informacione për çfarëdo nevoje, bashkëpunime me gjitha OJQ-të që janë themeluar dhe që janë aktiv do te ju afrojmë bashkëpunim, me gjitha fondacionet e bashkësive lokale në diaspore. Mërgimtaret do të njoftohen për gjitha proceset në vendlindjen e tyre si në aspektin e zhvillimit ekonomik po ashtu edhe në raste urgjente.
3. Çfarë aktivitete keni planifikuar në të ardhmen përmes kësaj zyre?
Mehmeti: Do të organizohen samite të ndryshme, takime me Diasporën ku do të njoftohen rreth mundësive të investimeve dhe informacioneve, çka ofron komuna për investime të ndryshme, do të organizojmë takime të ndërsjella si në diaspore ashtu edhe në vendlindje. Do të diskutohen për gjitha nevojat që kanë mërgimtarët po ashtu nevojat e vendlindjes, gjatë sezonit veror do të bëhen organizime të ndryshme aktivitete me mërgimtarët.
4. A jeni të kënaqur me pozitën që mbani me qeverisjen e re komunale?
Mehmeti: Duke marrë parasysh kthimin tim nga diaspora dhe me synim që të jem i pari i komunës normal që nuk mundë të them që jam i kënaqur, e sidomos pas ndryshimeve të fundit që pozitën e kryetarit të komunës e morri PVD. Mbase nuk munda ta arrisë atë pozitë pasi që kryetarja aktuale shpalosi ambiciet e saja për kryetare dhe mori një përkrahje nga subjekti, edhe pse tërë fushatën e udhëhoqëm me propagandë që nëse kryetari i komunës do ti takoj PVD-së atëherë unë do të jem kryetar. Kjo nuk ndodhi siç ishte planifikuar, por unë do të mundohem në të gjitha format që ta jap kontributin tim aty ku ka nevojë komuna jone./Titulli.com/