Kryetari i kuvendit të Preshevës, takohet me të rinjtë e PDSH-së (video)
Lokale

Kryetari i kuvendit të Preshevës, takohet me të rinjtë e PDSH-së (video)

07.May.2017 19:13
0
Kryetari kuvendit komunal të komunës së Preshevës Sami Salihu, ka zhvilluar një takim bashkëbisedimi me të rinjët e PDSH-së nga të gjitha nëndegët e këtij subjekti politikë të komunës së Preshevës.

Salihu, gjatë fjalimit të tij ka elaboruar zhvillimin e proceseve politike brenda PDSH-së, duke filluar nga zgjedhjet lokale të vitit 2016 e deri më sot.

Sipas tij pas koalicionit të ri në mes APN-së dhe PVD-së, ku PDSH edhe pse kishte numrin më të madhë të këshilltarëve (14 këshilltarë), mbeti në opozitë, ndërkoh mbrenda PDSH-së u krijua debat i brendshëm duke dëshmuar se kishte ardhur koha për një reformim dhe ndryshim në subjektin më të madhë politikë në Preshevë.

Ai para të rinjëve tha se ai ishte njëri nga kandidatët për kryetar të PDSH-së pas deklarimit të Ragmi Mustafës se ai më nuk do të jetë kandidatë i ardhshëm për kryetar partie. 

“Bashkë më 9 këshilltarët e tjerë kemi  kërkuar unifikimin e partisë edhe pse 4 këshilltarët kishin vendosur bojkotimin e kuvendit komunal . Kjo tentativë e unifikimit nuk u përfillë, duke vazhduar me diferencimin e këshilltarëve të kuvendit komunal nga radhët e PDSH-ës”, theksoi mes tjerash Salihu, raporton rtv presheva.

Sami Salihu,  duke folur para këshilltarëve deklaroi se në PDSH ka më shumë gjëra që i bashkojnë se sa i ndajnë dhe kështu ai ka inkurajuar të rinjët që të jenë pjesë e zhvillimeve politike për ti çuar proceset përpara në të mirë të vendit.

 

 

Aktori nga Bujanoci, Kushtrim Asllani bëhet pjesë e filimit "˜KanGur'
Mehmeti: U ktheva nga Zvicra të jem kryetar komune, zyra e diasporës derë e hapur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration