Lugina kërkon fuqizimin e fondit nga Kosova dhe Shqipëria
Deputeti, Shaip Kamberi, duke vlerësuar se fondi për Luginë ekziston ka theksuar se është domosdoshmëri që ai të fuqizohet.Shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë kërkuar nga dy qeveritë shqiptare në Ballkan, fuqizimin e fondit për këtë zonë, si kundërpërgjigjeje për mos interesimin e Serbisë për të investuar në Luginë.
Deputeti, Shaip Kamberi, duke vlerësuar se fondi për Luginë ekziston ka theksuar se është domosdoshmëri që ai të fuqizohet.
Nënkryetari i Komunës në Preshevë, Skender Destani, ka thënë se Shqipëria e Kosova, përveç obligimit kombëtarë kanë edhe obligim moral, jetësimin e këtij fondi,raporton RTK.
Nga ana tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile, kanë akuzuar përfaqësuesit institucional të Luginës, për mungesë serioziteti në drejtim të kërkesës për realizimin e fondit të dy qeverive shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë.
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare të mbajtur në vitin 2014 në Prizren, burrështetasit kosovarë dhe atë të Shqipërisë, ishin zotuar se do të formonin në fond për Luginën.
Ndërsa në po këtë mbledhje kishin ndarë nga 50 mijë euro për Maternitetin në Preshevë, mjete këto që kanë ardhur pas ndërtimit të Maternitetit./Titulli.com/