Përgatitet për renovim ndërtesa e administratës (Foto)
Godina në të cilën punon personeli i administratës komunale në Bujanoc ka filluar të përgatitet për meremetimin e saj nga mjetet të cilat i kanë ndarë dy bashkatdhetarët në Turqi.Ndërtesa do të ketë pamje të freskuar falë donacionit prej 25 mijë euro të dhuruara nga Bajram Kumova e Veli Terzi, dy bashkatdhetarët që jetojnë në Turqi.
Të shtunën, në pamjen ballore të godinës ka filluar ngritja e skelerisë për t’u përgatitur për gëlqerosje si dhe punët tjera për meremetim. /Titulli.com/