Luginasi e mashtroi gjilanasin për 400 euro, donte të tjera
Një burrë shqiptar nga Lugina e Preshevës, shtetas i Serbisë, është arrestuar për mashtrim në rrugën "Mustafë Koka" në Gjilan, njofton Policia e Kosovës.“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka mashtruar ankuesin mashkull shqiptar duke i marr të holla rreth 400 euro, duke u arsyetuar se do t’ia kthejë të hollat. Pas hetimeve i dyshuari është zënë në flagrancë duke tentuar që t’ia marr prapë para ankuesit”, thuhet në raportin e PK-së.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Titulli.com/