Loja e pingpongut Thaçi-Daçiq me shqiptarët e Luginës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ftoi në takim dje, më 9 tetor 2013, liderët shqiptarë tëLuginës së Preshevës në konsultim në Prishtinë, para se ata të takohen sot, më 10 tetor 2013 me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq, në Beograd. Me këtë rast, z. Thaçi kumtoi lajmin se Qeveria e Kosovës do t'ua heq më 21 tetor 2013, taksat kufitare për hyrje në Kosovë, të vendosura dy vjet më parë.
Shkruan: Nehat Hyseni;
Në konferencën për media vërejtëm se z. Thaçi më tepët u mor me arsyetimin e zmbrapsjes së tij para agresionit arrogant dhe këmbëngulës të Daçiqit dhe liderëve të tjerë serb për të hyrë në Kosovë të papenguar, sa t'ua dojë qejfi. Mediat nuk informuan se çka u tha Thaçi liderëve të Luginës, para se ata të takohen me Daçiqin. Njësoj ishte edhe me takimin e parë në janar të këtij viti lidhur me Lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë, të cilin xhandarmeria serbe e hoqi me forca të mëdha policore. Pas atij rakimi, Thaçi i kishte fyer liderët e Luginës së Preshevës me një fjalorë të papresedencë në komunikimin politik, duke i quajtur ara "pa ndjenja kombëtare", "mateapazë politikë", "shpiuna të Beogradit" etj. sepse nuk e kishin mbrojtur Lapidarin karshi xhandarmerisë serbe! Mbetet të shihet se çka do të deklaroj ai pas takimit të sotëm të këtyre liderëve me Daçiqin në Beograd. A do t'i fyej përsëri me fjalorin e njejtë, apo jo? Z. Thaçi prej se është kryeministër i Kosovës (6 vjetë), vetëm dyvherë i ka takuar liderët e Luginës, edhe are vetëm këtë vit. Mbetet si enigmë se a i thirri Thaçi ata për nevoja të veta zgjedhore, tani në prag të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, për t'ua kumtuar heqjen e taksave kufitare, meqë qytetarët nga Lugina janë mbi 30.000 votues, të koncentruar kryesisht në Gjilan dhe në Prishtinë. Apo ndoshta i thirri për t'i këshilluar se si duhet të sillen ata ndaj Daçiqit në Beograd. Dhe nëse diçka nuk do t'i pëlqente nga ai takim, atëherë Thaçi do të vërsulej me tërë forcën kundër tyre, për ta mbuluar dështimin dhe zmbrapsjen e tij para Daçiqit më 7 tetor 2013 në Bruksel. Disa mendojnë se, megjithatë, Thaçi kësaj here nuk do t'i sulmoj liderët e Luginës pas takimit me Daçiqin, pa marrë parasysh epilogun e atij takimi, për shkak të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Sido që të jetë puna, mbetet bindja e hidhur se shqiptarët e Luginës së Preshevës po keqpërdoren nga z. Thaçi për nevoja të tij politike, pa investuar asnjë cent për ta, madje edhe duke i plaçkitur pamëshirshëm me taksa drakonike në kufi, si kusht i domosdoshëm për të hyrë në Kosovë. Ndërkaq, Daçiqi është duke u kërcnuar se do ta ndryshoj flamurin kombëtar të shqiptarve në Luginë, si dhe me regjistrimin e jashtëzakonshëm të popullsisë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, me çka do ta zyrtarizonte boshatisjen e Luginës nga shqiptarët, duke i çregjistruar mbi 30.000 shqiptarë nga evidenca. Plani sekret i Qeverisë së Serbisë i vitit 2002 për shpërnguljen e "butë" dhe spastrimin etnik të Luginës është duke u realizuar me shpejtësi të rrufeshme. Nuk e dijmë se sa është duke i kontribuar kêsaj çêshtje marrëveshja (eventuale) midis Thaçit dhe Daçiqut me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton në Bruksel për spastrimin etnik të Luginës, su zgjidhje "e heshtur" e këtij problemi. Por, pasojat për Luginën janë tejet të rënda dhe është rrezik real që edhe kjo pjesë e Shqiptarisë ta përjetoj së shpejti fatin e Çamërisë. Ndërkaq, Thaçi e Daçiqi do t'i ftojnë ata në takime, sipas nevojave të veta politike, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Beograd, duke luajtur me ta lojën e pingpongut, por pa i vizituar dhe ndihmuar asnjëherë, asnjëri prej tyre, këta shqiptarë të mjerë dhe të pashpresë.