Kuvendi komunal i komunës së Bujanocit, vrimë e zezë e transparencës
Krahas organeve tjera komunale, kuvendi komunal i komunës së Bujanocit vazhdon të mbetet vrimë e zezë e mos transparencës ndaj qytetarëve, duke mos publikuar asgjë nga vendimet e marra nga ky organ që numëron 41 këshiltarë, shkruan Titulli.com.
Të hënën më 28 qershor është mbajtur seanca e 4-të e kuvendit komunal dhe është transmetuar live nga media e kontraktuar me pagesë ndërsa në ueb-faqen e zyrtare të komunës nuk publikohet gati asnjë vendim i marrë nga kuvendi komunal.
Gjithashtu sipas të dhënave të prezantuar në ueb-faqen e komunës në pjesën e kuvendit komunal nuk janë të shënuara asnjë e dhënë për udhëheqësinw, trupat punuese, lista e këshilltarëve si dhe vendimet e marrë nga mbledhjet e kaluara apo dukemente tjera.
Duke u bazuar në publikimet zyrtare të kuvendit komunal në ueb-faqen zyrtare të komunës së Bujanocit vërehet se organi vendimarrës i komunës nuk i përfill asnjë nga indikatorët e prezantuar nga organizata që vlerëson nivelin e transparencës së veqeverisjes lokale në Serbi “Transparentnost Srbija” në indeksin e vitit 2021.
Sipas raportit të organizatës “Transparentnost Srbija” që monitoron nivelin e transparencës edhe në vetqeverisjen lokale, “Indeksi i Transparencës Lokale LTI 21” komuna e Bujanocit krahasuar në nivelin sa ishte në vitin 2017 nga vendi 10 tani është renditur në vendin 144 që tregon se ka një ulje drastike të transparencës.
Lexo edhe: Salihi: Transparencë e bobët komunale nga viti 2015, punojmë për avancim
Lexo edhe: Komuna e Bujanocit “dështon” me transparencë, komod me qeverisjen?