Kurti: Pse Kosova nuk e ngriti problemin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media ka paraqitur planin 4+1 për dialogun me Serbinë të subjektit të cilin ai e udhëheq por ka përmendur edhe pozitën shqiptare në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.Ky plan parasheh të bëhet bilanci shtetërorë i dialogut 2011-2017, të hapet dialog i brendshëm, të fillohet dialogu me Bashkimin Evropian për dialogun me Serbinë si dhe pika e fundit në planin e Lëvizjes Vetëvendosje është që të ketë pajtueshmëri të brendshme nacionale.
Pika shtesë e cila u paraqitë ishte se dialogun nuk duhet ta udhëheq Hashim Thaqi ose Edita Tahiri, kjo pikë sipas Kurtit duhet të hyj në fuqi pasi të plotësohen katër pikat e para të planit mbi dialogun, shkruan Titulli.com.
Kurti e fajëson Hashim Thaqin me mos hapjen e temës për shqiptarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.
“Njeriu i cili në dialog me Serbinë nuk e ngriti çështjen e të pagjeturve, të dëmeve të luftës, të ndarjes së Mitrovicës e të shfrytëzimit të Trepçës, të shqiptarëve të shtypur në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, theksoi mes tjerash Kurti.
Ai tha gjithashtu se nuk u ngrit çështja e 1.200 artefakteve kulturore të plaçkitura nga Serbia, të kontributeve pensionale dhe të depozitave bankare të vjedhura, të 172 pronave të Kosovës që janë nëpër ish Jugosllavi./Titulli.com/