Lokale
Kulturë: Përurohet monografia për poetin Nehat Jahiu !
Në qytetin e Kumanovës u përurua libri me karakter monografik i shkrimtarit Namik Selmani për poetin dhe mësuesin Nehat Jahiu me titull „ Jeta mes zileve dhe shkronjave shqipe“.
Në praninë e shumë myafirëve, artëdashësve, mësuesve, poetëve dhe mysafirëve të tjerë u përurua ky libër me karakter monografik për poetin dhe mësuesin Nehat Jahiu, i cili një pjesë të shkollimit të tij e kreu në Preshevë, pra gjimnazin dhe ka mjaft nostalgji për Preshevën dhe për preshevarët në përgjithësi, raporton Titulli.
Në këtë manifestim përurues morën pjesë mysafirë nga Kosova, Shqipëria dhe nga Lugina e Preshevës të cilët e madhëruan dhe e nderuan këtë akt përurimi të këtij libri.
Në panel për diskutime ishin të përzgjedhur: Nehat Jahiu, Namik Selmani, Bajram Ramadani, Shahe Rama dhe Sejdulla Zeneli- Daja, të cilët e cilësuan librin dhe punën e mësuesit Nehat me përkushtim dhe zell të madh.
Ky përurim u organizua nga Shoqata e Arsimtrarëve Shqiptar „Naim Frashëri“ në Kumanovë, me kryetar z. Etem Xheladinin dhe nga drejtoria e shkollës fillore „Faik Konica“ në Sllupçan.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari, Etem Xheladini dhe drejtori i shkollës të cilët i falënderuan të pranishmit për pjesmarrje dhe për mbështetje të punës krijuese dhe profesionale të poetit Nehat Jahiu dhe njëherit edhe punën e palodhshme të shkrimtarit Namik Selmani në përgatitjen e kësaj monigrafie me interes si për Nehat Jahiun, për shkollën ku punon dhe për letërsinë në përgjithësi.
Për biografinë jetësore të Namik Selmanit foli poeti Bajram Ramadani, i cili shkoqiti në pika të shkurtra biografinë e pasur jetësore dhe krijuese të përpiluesit të kësaj monografie interesante dhe me interes për protagonistin kryesor të monografisë.
Më tej fjalën e mori Namik Selmani i cili elaboroi para editoriumit se jeta dhe vepra e Nehat Jahiut është e pasur me suksese si në punën udhëheqëse , edukativo-arsimore dhe të asaj krijuese, zatën kjo e shtyri ti hyj këtij projekti për realizimin e kësaj monografie.
Edhe poeti Nehat Jahiu i flaenderoi të pranishmit, i falenderoi edhe organizatorët e kësaj ngjarje me rëndësi kulturore në qytetin e Kumanovës, dhe pranoi dhurata të shumta nga institucionet kulturore dhe arsimore.
Në këtë përurim morën pjesë edhe një delegacion nga Shoqata e Shkrimtarëve „Feniks“ Preshevë, në krye me kryetarin Bilall Maliqi, Nehat Ramizi dhe Arsim Halili.
Në emër të Shoqatës „Feniks“ këtë përurim e përshëndeti kryetari Maliqi, i cili ka respekt të veçantë për punën krijuese dhe arsimore të poetit Nehat Jahiu.
Poashtu u lexuan letra përshëndetëse të lexuara nga mysafiri nga Suedia Sadulla Zendeli-Daja, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit, autorit të librit dhe poetit Nehat Jahiu iu dëshiroi shëndet dhe krijimtari të mbarë letrare dhe lexoi një letër përshëndetëse nga Prof.dr Murat Gecaj, i cili në pamundësi të ardhjes kishte përcjellur një urim të shkruar.
Gjatë përurimit u lexuan poezi nga opusi krijues i Nehat Jahiut si dhe poezi përkushtimore nga poeti Namik Selmani për mikun e tij krijues Nehat Jahiu.
Pas përfundimit të përurimit të librit poetët miqë të Nehat Jahiut vizituan përmendoren e komandant Kumanovës-Ismet Jashari në fshatin Orizare dhe vizituan kompleksin e dëshmorëve në kodër të fshatit Sllupçan si dhe muzeun brenda këtij kompleksi./Bilall Maliqi/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!