100 shtëpi në Luginë, e para mbulohet
Lokale

100 shtëpi në Luginë, e para mbulohet

07.Apr.2014 11:50
0
Aksioni  i ndërmarrë nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) me seli në Zvicër, për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë po jep rezultatet e para Në fshatin Raincë të komunës së Preshevës tashmë i është vënë kulmi shtëpisë së parë, ndërsa në kuadër të këtij aksioni edhe dy shtëpi të tjera kanë filluar të ndërtohen, ajo në Norçë të Preshevës dhe në Tërnoc të Bujanocit, raporton Titulli. [caption id="attachment_115126" align="aligncenter" width="640"]Shtëpia e familjes Florim Salihut, Raincë Shtëpia e familjes Florim Salihut, Raincë[/caption] Shtëpia e mbuluar në Raincë është e familjes gjashtë anëtarëshe të Florim Salihut. FHKL deri në këtë moment ka mbledhur mjete për ndërtimin e 30 shtëpive, 15 në  komunë të Preshevës, 13 në atë të Bujanocit si dhe 2 në komunë të Medvegjës, mjete të cilat janë dhënë nga humanistë shqiptar nga Diaspora, Lugina e Kosova. Udhëheqësia e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore me qëllim vazhdimin e ndihmesës së qytetarëve shqiptar të këtyre trevave, gjatë javës së kaluar ka qëndruar edhe në Mynih (München) të Gjermanisë, ku është takuar me bashkatdhetarët dhe ka shpalosur aksionin e ndërmarrë për ndërtimin 100 shtëpive në Luginë. [caption id="attachment_115127" align="aligncenter" width="640"]Udhëheqësia e FHKL gjatë takimit me bashkëatdhetarët në Mynih Udhëheqësia e FHKL gjatë takimit me bashkëatdhetarët në Mynih të Gjermanisë[/caption] Në këtë takim është marrë edhe iniciativa për formimin e Këshillit nga Fondi i cili do të angazhohej për të ndihmuar në aksionin bamirës./Titulli.com/
Bujanocasi varet për shkak të mbylljes së firmës
Kulturë: Përurohet monografia për poetin Nehat Jahiu !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration