Qytetarët të pakënaqur me punësimin në komunë të Bujanocit
Lokale

Qytetarët të pakënaqur me punësimin në komunë të Bujanocit

06.Apr.2014 11:59
0
Në sondazhin e hapur nga portal informative Titulli rreth punësimit të të rinjve në komunë të Bujanocit, 72 % e votuesve janë shprehur të pakënaqur me punësimin e të rinjve, kurse vetëm 28 % janë të kënaqur me angazhimin e kësaj komune për punësimin e të rinjve. Sondazhi i cili qëndroi i hapur për dy javë tërhoqi vëmendjen e gjithsejtë 397 votuesve. sondazhiNë pyetjen: Sa po punon qeverisja lokale në Bujanoc për punësimin e të rinjve?  52 % prej pjesëmarrësve apo 208 votues u përgjigjën me aspak, ndërsa ata që vlerësuan se nuk ka interesim për punësim të të rinjve ishin 77 votues, apo 20 %. Vetëm  28 %, ose 112 votues e vlerësuan të mjaftueshëm angazhimin e pushtetit lokal rreth punësimit të të rinjve në Bujanoc. Sondazhet zakonisht janë një barometër i mirë i matjes së punës së bërë qoftë nga qeverisjet qendrore apo ato lokale, mendim të cilin e japin qytetarët, ndërsa mund të shërbejnë për përmirësimin e gjendjes në këtë komunë. Duke dëgjuar paralajmërimet nga Beogradi se pas zgjedhjeve parlamentare, në Serbi do të mund të mbahen edhe zgjedhjet lokale, nga sot po hapin sondazhin e ri për komunën e Bujanocit me pyetjen: Nëse kemi zgjedhje të jashtëzakonshme lokale, në Bujanoc cilën parti politike do ta votonit? Partinë Demokratike Partinë për Veprim Demokratik Lëvizjen e Progresit Demokratik Unionin Demokratik Shqiptar Asnjërën Sondazhi do të qëndrojë i hapur për një javë, derisa qytetarët do të kenë të drejtë të votojnë njëherë nga kompjuteri i tyre apo celulari dhe pajisjet tjera (tablet) që punojn me sistemin operativ Android ose iOS. Nëse më shumë pajisje kompjuterike (celularë apo tabletë) janë të  lidhur në një rrjet të internetit dhe njëherë është shfrytëzuar e drejta e votës, atëherë, programi ynë në mënyrë automatike nuk do të lejojë që ndokush tjetër nga rrjeti i njëjtë të votojë për së dyti herë. Votën tuaj elektronike mund ta jepni në anën e djathtë të ballinës së portalit informativ Titulli.com
Kulturë: Përurohet monografia për poetin Nehat Jahiu !
Vuçiq, bisedimet për qeverinë e re i nisë me pakicat
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration