Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq emëron Shqiprim Arifin kryetar të organit të përkohshëm të Preshevës
Lokale

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq emëron Shqiprim Arifin kryetar të organit të përkohshëm të Preshevës

15.Sep.2017 20:01
0
Qeveria e Beogradit me kryministre Ana Brnabiq ka emrëuar anëtarët e organit të përkohshëm që do të qeverisë me komunën e Preshevës deri në zgjedhjet e reja të parakoheshme dhe për kryetar të organit ka emëruar Shqiprim Arifin, kryetar i Alternativës për Ndryshim.

Sipas vendimit të qeverisë anëtarët e organit të përkohshëm janë Shqiprim Arifi, Armend Aliu, Ardita Sinani, Ragmi Mustafa dhe Branko Trajkoviq.

Këto emërime nga qeveria kanë ardhur pas bllokimit të kuvendit komunal dhe mosmbajtjes së seancave për tre muaj në mungesë të kuorimit.

Në bazë të ligjit për vetqeverisje lokale sekretari do ë zgjidhet nga anëtarët e organit të përkohshëm që do të ketë kompetenca të ngjashme me atë sekretarit të kuvendit komunal dhe të këshillit komunal./Titulli.com/

Kamberi: Ideja për destabilizim i përket vetëm një grupi politikisht të margjinalizuar në Bujanoc
Partia Demokratike nesër hap degën e saj në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration