Kamberi: Ideja për destabilizim i përket vetëm një grupi politikisht të margjinalizuar në Bujanoc
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, ka reaguar ndaj nismës së Partisë Përparimtare serbe në Bujanoc, për themelimin e disa strukturave paralele lokale me qëllim të ngritjes së aktivit serb të ndërmarrësisë.Reagim i kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, rreth iniciativave të deputetit Nenad Mitroviq:
Nuk mohoj të drejtën e askujt për të krijuar organizata joqeveritare.
Nuk mohoj të drejtën e askujt me dhënë kontributin e vet për të mirën e Bujanocit.
Por, secili që për qëllimet e veta politike tenton që këtu të ndërtojë pushtete paralele duhet të dijë se po luan me zjarrin në një komunë në të cilën raportet ndërnacionale janë akoma të brishta.
Aq më tepër ata që tentojnë të uzurpojnë kompetencat e vetëadministrimit lokal që janë të përcaktuara më ligj po bëjnë lojën e dreqit.
Më mbetet të shpresoj që iniciativat për paralelizma nuk i ka rrënjët në “qendër” dhe se ideja për destabilizim i përket vetëm një grupi politikisht të margjinalizuar në Bujanoc.