Konferenca shkencore në Preshevë shmangi nocionin "Kosovë Lindore"
Lokale

Konferenca shkencore në Preshevë shmangi nocionin "Kosovë Lindore"

08.Jul.2017 10:46
0
Ditën e shtunë, më datë 1 korrik 2017, në sallën e Kuvendit komunal, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, organizoi Konferencën Shkencore me temë: "Çështja e Luginës së Preshevës në dimensionin rajonal dhe ndërkombëtar, të drejtat e njeriut, siguria dhe marrëdhëniet shqiptaro-serbe".

Në këtë konferencë morën pjesë 13 studiues nga Tirana, Struga, Mitrovica, Prishtina, Gjilani dhe Presheva.

Kjo konferencë u organizuar në tri seanca ku, në seancën e parë drejtuan konferencën: Prof. Dr. Qerim R. Qerimi, Dr. Rovena Vata dhe Prof. Dr. Nebi Dervishi.

Studiuesit paraqiten temat dhe punimet e tyre përmes analizave dhe debateve të shumta në ndihmë të çështjes së Luginës së Preshevës.

Kumtuesja e parë në këtë konferencë ishte studiuesja nga Shqipëria, Dr. Rovena Vata me temën e saj: “Afirmimi i superioritetit të një identiteti realizohet me kufizimin e të drejtave të individëve të një identiteti tjetër”, më pas konferenca vijoi punimet me pjesëmarrjen e studiuesve të tjerë si: Ismet Tafili, me temën: “Aneksimi i territoreve shqiptare, strategji e përhershme e programeve të pushteteve gjenocide serbe”, Ma. Kastriot I. Veselaj, me temën: “Kosova Lindore pjesë e pandarë e historisë kombëtare shqiptare – këndvështrim historik”,  Prof. Phd cand. Driton Tiku, me temën: “Dalja e UÇK-së në skenë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë në aspektin gjeopolitikë”. Kjo pjesë e parë e konferencën u mbyll me opinione dhe analiza, pasi temat ishin provokuese, kuptohet në dobi të kësaj pjese shqiptare.

Në pjesën e dytë të konferencës drejtuan seancën: Dr. Ardian Muhaj, Ma Kastriot I.Veselaj. Pjesën e dytë të kësaj konferencë e hapi studiuesi nga Shqipëria Dr. Ardian Muhaj, me temën e tij: “Shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe shqiptarët në Kosovë e Maqedoni. Bashkëpunimi rajonal si përçues i lidhjeve kombëtare”, më pas vijoi me studiues të tjerë si: Mr.sc. Hajrullah Mustafa, me temën: “Të drejtat dhe liritë themelore, të drejtat e komuniteteve sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, Phd. Shpëtim Memishi, me temën: “Zhvillimi Ekonomik në infrastrukturën dhe tregun rajonal të Luginës së Preshevës”, Msc. Refik Hasani, me temën: “Zbatimi dhe efektet e Marrëveshjes së Konçulit në sigurinë e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës”. Elira Kamberi, Xheneta Veseli, me temën: “Kornizat juridike për mbrojtjen e pakicave dhe shembulli i Shqiptarëve në Serbi”.

Pjesa e tretë e kësaj konferencë u drejtua nga Msc. Hajrullah Mustafa, Prof.Phd.cand Driton Tiku. Këtë pjesë të fundit të konferencën e hapi profesor Nebi Dervishi, me temën: “Çështja e Luginës së Preshevës në mediumet e shkruara në Republikën e Maqedonisë”, më pas konferenca vijoi me Av. Agron Isa Gjedia, me temën: “Unifikimi dhe ndërveprimi i faktorit shqiptar në Ballkan, në raport me të drejtat ndërkombëtare dhe gërshetimin e tyre me të drejtat e tija historike është dhe mbetet si faktori kryesor i stabilitetit në ketë rajon, duke ndikuar thellësisht edhe për të drejtat dhe liritë themelore, historike dhe njerëzore të popullsisë shqiptare të Shqipërisë Ilirike në Luginën e Preshevës”, Phd. Mustafë Haziri, me temën: “Lugina e Preshevës në historikun e marrëdhënieve Kosovë – Serbi”, Dr./mjek/Beqir Nuhiu, me temën: “Çështja shëndetësore dhe sociale në standardet shtetërore, europiane dhe botërore”. Në fund konferenca pati diskutime dhe fjalën përmbyllëse e mbajti Prof. dr. Qerim R. Qerimi.

Kjo konferencë u zhvillua duke marrë shkas nga situata e pazgjidhur në Luginën e Preshevës, e cila e parë nga një sfond i përgjithshëm, ku historia e Ballkanit në përgjithësi ka treguar se një çështje e pazgjidhur ose e trajtuar padrejtësisht merr vëmendjen e duhur, vetëm në situata ekstreme të konfliktit dhe të dhunës. Kësisoj e parë në këtë kontekst, ndërkombëtarizimi më i madh i saj ka qenë në periudhën e konfliktit në Luginë të Preshevës ndërmjet UÇPMB-së dhe forcave serbe. Kjo përvojë, përfshirë dhe të tjerat në rajon si në: Kosovë, Maqedoni apo edhe Bosnjë dhe Hercegovinë, sugjerojnë se megjithatë marrëveshjet ose zgjidhjet e arritura në fund të konfliktit nuk ofrojnë zgjidhjet më të dëshirueshme dhe/ose e stabilizuar. Pavarësisht kësaj, ka një pasivitet relativ në relacion me çështjen e Luginës së Preshevës në sfondin e zhvillimeve rajonale ose, edhe më gjerë, ndërkombëtare. Shpërfaqja e “Shtetit Islamik,” konfliktet në Lindjen e Mesme, për pasojë kriza e prodhuar e emigrantëve, ndërhyrja e Federatës Ruse në Krime dhe kriza e përgjithshme ne Ukrainë, kanë qenë disa prej momenteve dramatike të skenës së gjerë të zhvillimeve në planin botëror, që kanë absorbuar vëmendjen dhe energjitë e bashkësisë ndërkombëtare.

Kurse për sa i përket kontekstit rajonal përpjekjet, kryesisht të Bashkimit Evropian (BE), kanë qenë gati ekskluzivisht të drejtuara kah dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, relativisht të konceptuara tepër ngushtë. Gati në asnjë moment nuk ka pas përpjekje të njëmendta për të përfshirë në cilindo kombinim serioz të këtij procesi dialogues çështjen e Luginës së Preshevës ose shqiptarët e Luginës së Preshevës. Klima e përgjithshme brenda BE-së, e krijuar si rezultat i krizës së refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe së fundmi, referendumi në Mbretërinë e Bashkuar për dalje nga BE-ja (“Brexit”), nuk ka qenë zhvillimi më i favorshëm për të mbështetur zgjidhje të dëshirueshme dhe qëndrueshme, jo vetëm ne relacionin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por tutje, ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Rezultatet më të mëdha në këtë proces dialogimi janë arritur në kohët kur nevojat ekonomike, veçanërisht të Serbisë, kanë qenë më të ngutshme dhe të ndjeshme, presioni më i koncentruar dhe ambiciet për integrim në BE më reale. Pra, kushtëzimi nga BE-ja ka qenë në masë të konsiderueshme instrumenti dominues mbrapa rezultatit relativ në procesin negociator ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sidoqoftë, me një BE të shpërqendruar, nëse jo të dobësuar, ekuacioni i ngjarjeve mund të bëhet më i ndërlikuar. Pavarësisht kësaj dhe në cilëndo rrethanë mbizotëruese në kontekstin specifik, Lugina e Preshevës pashmangshëm duhet parë prej prizmit të tri konsideratave themelore: Së pari, Lugina e Preshevës si çështje e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grupeve jo-shumicë; së dyti, Lugina e Preshevës si çështje e sigurisë; dhe, së treti, Lugina e Preshevës si çështje e marrëdhënieve më të gjera shqiptare-serbe. Kjo e fundit e parë në kontekstin total të historisë, gjeografisë dhe ekonomisë.

Ajo çka kërkon vëmendje më të madhe sot nga studiuesit është pikërisht konteksti i Luginës së Preshevës. “Lugina e Preshevës” është një term sa neutral aq edhe politikisht. Një krijesë e vënë në përdorim të gjerë kryesisht nga bashkësia ndërkombëtare, referenca përputhet vetëm pjesërisht me gjeografinë e rajonit, marrë parasysh mospërfshirjen e dy komunave të tjera: Bujanocit dhe Medvegjës. Në këtë drejtim, referenca mbetet e ngushtë, ndonëse kuptimi relativisht i përgjithshëm merret se përfshinë të tri komunat të banuara me shqiptarë, ndonëse me përqindje të ndryshueshme mes tyre. Në këtë mënyrë, sidoqoftë, shmangen përkufizimet e papëlqyera nga njëra apo pala tjetër: “Kosovë Lindore” ose “Serbi Jugore”. Në dimensionin më të thellë politik, sidoqoftë, nocioni “Luginë e Preshevës” i jep rajonit një veçanti identitare ose kuptim me premisa autonome.

Shkruar nga Rovena Vata-Tiranë

Mitroviq: Do të bashkëpunojë me Kamberin vetëm për ta larguar Musliun nga qeverisja lokale
Shqiptarët shumë shpejtë do ta mësojnë kush është Zaevi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration