Shqiptarët shumë shpejtë do ta mësojnë kush është Zaevi
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se partia e tij së shpejti do të rikthehet në pushtet. Ai thotë se në periudhën e kaluar është punuar shumë që partia që drejton ai të paraqitet si armik i shqiptarëve, megjithatë sipas tij koha do ta dëshmoj të kundërtën.“VMRO dhe unë si lider i partisë kemi sjellë shumë investitor në Maqedoninë perëndimore. Njerëz shqiptarë që ishin pa punë u punësuan. Kemi ndërtuar rrugë, kanalizime në lindje po ashtu edhe në Maqedoninë perëndimore. Shqiptarët do ta mësojnë se kush është Zaevi, maqedonasit e dinë, dhe jo rastësisht pas sulmeve të shumta ata vendosën që shumicën të na e besojnë neve”, ka thënë Gruevski në tv Nova.
Ai nuk ndihet fajtorë për akuzat e ngarkuar nga Prokuroria Speciale.