Koha është për heqjen e maskave politike në Luginë!
Vështrime

Koha është për heqjen e maskave politike në Luginë!

09.Feb.2014 12:50
0
Mospjesëmarrja e partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare të Serbisë ishte shkaktuar gjithëherë nga politika e tyre kalkulanteske, meqë ato nuk kishin shtrierje në tri komunat shqiptare dhe nuk mund ta fitonin mandatin e deputetitn karshi PVD-së, e cila ishte e vetmja parti politike me shtrierje të mirëfilltë organizative në tri komunat me shumicë shqiptare në Serbi. Shkruan: Nehat Hyseni nehat-hyseni Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës, që nga fillimet e pluralizmit politik të viteve të 90-ta në trojet e ish Jugosllavisë, karakterizoheshin me polarizime të ashpërta dhe me mospajtime politike. Fillimisht, Shoqata e Pavarur Demokratike, e cila së shpejti u shndërrua nga shoqata në parti politike, duke zëvendësuar vendin e germave në emërtim: nga SHPD në PDSH (Partia Demokratike Shqiptare). Ata qysh nga fillimi kundërshtuan  edhepse nuk i bojkotuan zgjedhjet e para parlamentare për Kuvendin e Serbisë, duke pretenduar se "nuk e njohin integritetin territorial të Serbisë"! Një vit më vonë, dmth.nga marsi i vitit 1992 ata morën pjesë në të gjitha zgjedhjet lokale në Serbi, duke i mbetur borxh popullit dhe anëtarësisë partiake shpjegimin se çka ndryshoi në fakt: A thua, vallë, ndryshoi Serbia apo këta vet ndryshuan konceptin reth (mos)pranimit të integritetit të Serbisë, por "pa e bërë të madhe" këtë punë. Pra, e bënë këtë kthesë heshtazi, pa zhurmë, sikur "nuk ndodhi asgjë". Ashtu vepruan edhe me zgjedhjet parlamentare dy vjet më vonë, kur nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja u zgjodhën dy deputetë: Behlul Nasufi (PVD) dhe Tahir Dalipi (PDSH). Madhe, për pak vota nuk u arrit edhe mandati i tretë i deputetit. Pra, me këtë veprim PDSH kishte braktisur qëndrimin reth (mos)pranimit të integritetit territorial të Serbisë, pasi që e kishte shfrytëzuar e kapitalizuar maksimalisht tezën e vet (kuazi)patriotike në atmosferën e atëherëshme euforike të skenës politike shqiptare. Me mëkëmbjen dhe këndelljen e pushtetit lokal nga inflacioni marramendës 15 shifrorë, që kishte rrënuar rrogat e punëtorëve të administratës dhe sektorit publik në 5-10 marka gjermane, që i bie 2,5-5 euro në muaj, u shtua edhe motivimi material për angazhime dhe punësime në sektorin publik dhe në komunë. Kështu, zgjedhjet lokale nuk u bojkotuan më asnjëherë nga PDSH dhe partitë satelite të sajë. Përkundrazi, fushata bëhej gjithënjë e më e egër, madje duke blerë në mënyrë "industriale" votën, meqë mbështeteshin nga disa firma private sponzoruese të tyre, të cilat e shihnin interesin e tyre biznesor nga përfitimet nga pushteti lokal e qendrorë i Serbisë, duke ia dhënë shpeshë vulën e zhvillimeve politike retrogarde, e herë-herë dramatike në Luginë dhe ekzodin e madh të shqiptarve nga këto troje të tyre stërgjyshore. Mospjesêmarrja e tyre ishte shkaktuar gjithëherë me politikën e tyre kalkulanteske, sepse nuk kishin shtrierje në tri komunat shqiptare dhe nuk mund ta fitonin mandatin e deputetit, karshi PVD-së, e cila ishte e vetmja parti politike me shtrierje organizative në tri komunat. Kjo logjikë e tyre u aplikua edhe me rastin e votimeve  për Këshillin Kombëtar të Shqiptarve më 6.06. 2010, duke thyer gjithënjë unitetin politik të shqiptarve të Luginës me parulla dhe veprime kontradiktore e kalkulanteske. Pra, nga pamundësia për ta fituar shumicën në nivel të Luginës së Preshevës, PDSH me satelitët e saj i ka bllokuar aktivitetet e gjithëmbarëshme unike të shqiptarve në Luginë. Edhe kësaj radhe mund të jetë keqkuptuar qëllimi djallëzor i tyre, të cilët në pamundësi për të fituar në nivel të Luginës, i quanin tradhëtare aktivitetet pëbashkëta! Madje, këtë e bënin me floskula e patetizëm "patriotik", duke iu bashkëngjitur fuqishëm idesë për ndarjen e Kosovës, kinse me pretendimet për realizimin e Referendumit për bashkëngjitje Kosovës! Pra, siç po e shofim, nuk kanë qenë në pyetje parimet politike të tyre se kinse nuk po e "pranojkan Serbinë" , kurse forcat e tilla politike e udhëheqin komunën e Preshevës, madje solidarizohen edhe me mazhorancën e komunës së Bujanocit, që u krijua nga karrieristë shqiptarë të mbêshtetur nga Serbia, të cilët janë në koalicion me partite politike serbe më radikale dhe më antishqiptare! Mbledhja e sotme, më 8 shkurt 2014, e partive politike shqiptare do të jetë luftë për postin e deputetit nën maskën e "patriotizmit". Poqese dështojnë, ata do të deklarojnë si puna e dhelprës kur nuk e ka arritur dot rrushin, ka deklaruar se është "i thartë". Urojmë që sa më parë të hiqen maskat politike dhe demagogjia kontraproduktive, që ua ka vështirësuar deri në absurd jetën shqiptarve të shkretë të kësaj pjese të gjeografisë shqiptare, të cilët akoma frymojnë si  pjesë e pandashme  e Shqiptarisë.    
Të zbatohet rezoluta për Luginën nga Qeveria e Kosovës
Albania, Just Do it ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration