Albania, Just Do it ?
Vështrime

Albania, Just Do it ?

09.Feb.2014 12:44
0
“Ra ky mort e u pamë”  na e thonin prinderit më parë. Por po të mos ish Kadare me ditarin e tijë për periudhën e gjatë luftës Kosovës,pa dyshim do kisha emruar edhe shkrimin tim njësoj. Që të mos jem nga ata që plagjiaturën e kanë,pjesë në  ”sukseset”  e tyre akademike,e thash troq,Shqipëri, "Albania,Just do It ".Gabimisht, me anglishten time,që ta kuptoj gjithë bota ! Shkruan: Valon Arifi valon-arifi Se rrethanat politike në rajon,po shkojnë në një kahje ,më shumë optimiste,ktë e kupton kushdo që ka jetuar 20 vitet e fundit ktej "Europes" ,por se  Shipëria dhe shqiptarët  ,pas shumë vitesh duan të marrin atë që u takon ,kjo njëlloj është optimiste. Një Shqipëri që pa kushtë duhet rilindur,një Kosovë me student si e gjith bota,pa një rektor si Ibrahim Gashi,me patjetër duhet kenë frenat e rajonit drejt intergimit. "Frena" kto qe kujdo që si shkon për shtati ,provon ti ndaloj, e veqanërisht ata që për shekuj i ndjejm për kundërshtar kudo,Sërbia.  Por kur kjo "ndalesë" vije nga  dekonstriktiviteti brenda  politikave të shqiptarve kjo lirisht mund quhet  “Ai morti që po e shohim”. Shtrirjet e popullit shqiptar në rajonin e ballkanit në po gjashtë shtete,sot më shumë se kurr,pavarsisht ndarjes administrative,është në favor të strategjive ,që duhej të ishin të përbashkëta nga e gjithë politika shqiptare, kudo ku vepron. Shqipëria e Kosova,me apo pa Edi Ramën e Hashim Thacin,Albin Kurtin a Erion Veliajn një ditë do të quhen BE.  Kur për kohëzgjatjen vendosim ne,atëher se them dotë kohën kur,po nuk gaboj të them se do quhet.  Andaj ,pjesë e përbashkët e proceseve të intergimit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Europian,që nuk i zgjedhim dot ne,do jenë  fqinjët tanë,disa nga ta,që tashmë quhen kandidat.  Sërbia,Maqedonia e Mali i Zi,janë ato shtete që tashmë kanë siguruar statusin kandidat, falë fatit, diku shtetformues,diku "pakicë" kushtëzuese shqiptarët dhe aty janë faktor drejt intergimit. Fakt i pamohueshëm,është se dekonstruktiviteti e përqarjert  mes  politikave shqiptare aty po mbajn peng,në rendë të pare qytetarët shqiptar , të cilët veqanarisht në Mal të Zi e Luginë të Preshevës,më pak po i rezistojn politikave të tyre,e po ikin nga aty,së sa që po  provojn ti shohin njëherë bashkë,sikur që bashkë humbën Ulqinin,(do Tirana i bashkon), e bashkë po humbim Bujanocin e Preshevën (që as Tirana e Prishtina si bashkon dot). Në pragë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Sërbisë, si kurr më parë  "elita" politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës shfaqej me unitet .Uniteti,ky që si term në fakt,më tingëllon jo real e jo  i drejt,megjithatë ishte edhe "fallso" karshi qytetarve të tyre. Për ditë të tëra,ata shfaqeshin bashkë,herë në Tiranë e herë në Prishtinë,por asnjëher real e të sinqert,në mos mes veti,karshi qytetarve që jo unë,po ata u kërkojn e u marrin besimin "votën" . Praktika që shqiptarët "humbën" primatin e të parit në Ulqin,duket se po vazhdon në Presheve e Bujanoc,pos që ndryshe nga Ulqini qe Prishtina e kish harruar, kësaj rardhe  Tirana e Prishtina po i bënin thirrje  liderëve të Luginës për unitet  drejt pjesmarjes në zgjedhjet parlamentare serbe.  Thirrje këto,që shkonin drejpërdrejt politikave të intergimit të shqiptarve si kombë,ngado ku ku ata shtrihen me teritor. E edhe në Beogradin,që politikat tona lokale e quajn armiqësor, e që  qdo ditë gjumin e bëjn aty. Qytetarve të Preshevës, u tha se më Tiranën, që thirrte për unitet, ata u pritën nga "fëmijë" derisa në mediat u pa se takimi ishtë në Ministrin e Punëve të Jashtme,me ministrin  Ditmir Bushatin e stafin e tijë.   (Imagjino,degjenerimi skizofrenik i i politikës arrin deri aty, ku një ministër shqipëria,pavarisht quhet Socialist a Demokrat,i shkurt a i gjatë,quhet fëmijë) .Ktë,dhe kshtu se quajti asnjëher askush, e as vetë "armiku" i liderëve të mi lokal,Sërbia. Bushati me "fëmijët" e tijë (stafin e ministrisë) mbase me të drejt ishte më i drejpërdrejt karshi tyre, -Bashkë ,ndryshe ska !  U kuptua si  porosi ndaj tyre,që kujt i pengon si shqiptar,përpos atyre që veq interesave shqiptare nuk i shërbejn .   Derisa nga takimi "me fëmijë" kaluan në takimin prej 4-5 orë orvatjesh mes Ministres Integrimit Kosovës Vlora Citakut, dhe "elitës" sonë politike,nuk dha rezultat.  Sipas asaj që u shfaq në media,ata ishin në ujdi të përbashkët për pjesmarrje në këto zgjedhje,por që problemi ishte "interesi" perosnal o politikë i vetë partive politike se kush do jenë kandidatët. Ndaj,siq njihemi edhe si popull, kur skemi konsensus as për Skenderbeun,  Anxhela Martinin e Emina Cunmulajn, (i pari "krishter" , Anxhela shumë e gjatë, Emina tinglloka turqe)  nuk arritëm të jemi bashkë,jo për detyrën e pjesmarrjes që na dha Tirana e Prishtina,por për emrat e kandidatëve,që spajtohen dot as mes veti  liderët e mijë,qe veq unë si zgjodha. "Përtej  sygjerimeve nga Tirana e Prishtina, na bartim mbi supe të ardhmen e shqiptarve në Luginë të Preshevës" ishin deklaratat e politikës lokale si arsyetim ndaj qytetarve e votuesve te vet.  E  ardhmja sipas tyre,për gjithë këto dhjet vjet që deklarohen kështu mbetet ajo që mbiztoron sot ndaj të rinjëve, "Ikni  student e mos u ktheni,kërkoni suksesin atje,sepse jemi ne që i qajm hallin qytetit"  thua se janë të pavdekshëm,e pas tyre sdo të rroj njeri. Sektet politike të  mahallave e lagjeve të Preshevës e Bujanocit që nuk dakordohen për dy emra deputetësh,unë nuk gjej arsye pse Tirana e Prishtina të mos i quaj "të padëshirueshëm". Dikur gajtë  99's më kujtohet se në bluzë e shkruaja  "Nato,Just do IT"që ish nxjerrë si  nga Fisi madh,si nevoje urgjente e intervenimeve ushtarake kundër forcave paramilitare e militare serbe,aso kohe të drejtuara nga Milloshevic. Sot,po shkruaj, "Albania, Just Do IT" lutem, jo ushtarakisht ! (Autori është Kordinator i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë)
Koha është për heqjen e maskave politike në Luginë!
Zgjedhjet/zgjidhjet parlementare serbe, pro dhe kundër?!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration