Të zbatohet rezoluta për Luginën nga Qeveria e Kosovës
Kjo rezolutë e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës, ka mbetur vetëm një akt i vullnetit të mirë i shkruar në letër dhe pa u bërë asgjë në praktikë. Janë bërë afro një vit që kur deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë obliguar Qeverinë që të punojë më shumë në përmirësimin e jetës së qytetarëve që jetojnë në Luginë dhe për ata që janë të dëbuar nga shtëpitë e tyre e që jetojnë në Kosovë, por që nga ajo kohë nuk është bërë as edhe një lëvizje në implementimin e kësaj rezolute nga Qeveria e Kosovës. Shkruan: Kujtim Kadriu; Unë si aktivist i qështjes së pa zgjidhur të shqipëtarëve në Kosovë Lindore, ndihem shumë i zhgënjyer me pasivitetin e Qeverisë në mosfillimin e implementimit të zbatimit të kësaj rezolute. Si rezultat i kësaj mospune nga Qeveria, po vazhdon të ketë mungesa në komunikim politik në mes të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Kosovës Lindore, shembullin më të freskët e kemi kur Qeveritë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, krijuan një fond tallës me një shumë simbolike për ndërtimin e një maternitetin në Preshevë, kurse ai maternitet nga nëntori i vitit të kaluar ishte i ndërtuar dhe kjo tregon mjaftë mire që liderët e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë , nuk janë të informuar me realitetin se qfarë ndodhë në Kosovën Lindore. Problem i përhershëm është edhe mungesa e krijimit të një politike afatgjate të koordinuar në mes të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Kosovës Lindore, ku ky mos veprim vërehet edhe me qëndrimet e ndryshme politike dhe një mosunitet i theksuar në mes të spektrit politik në Kosovën Lindore. Si duket zbatimi i kësaj rezolute do të jetë vetëm ëndërr për qytetarët e Kosovës Lindore, e kjo ëndërr po të bëhej realitet, e po të zbatohej kjo rezolute nga Qeveria e Republikës e Kosovës do të kushtëzonte marrëdhëniet me Serbinë, me kujdesin dhe interesimin shtetëror për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, lidhur me të drejtat e tyre civile, politike dhe etnike. Kjo rezolutë është jetike për ekzistencën e qytetarëve të Kosovës Lindore në trojet e veta. Po të zbatohej nga qeveria e Republikës së Kosovës kjo rezolute, Qeveria do të kishte më shumë përkujdesje dhe trajtim më të mirë për qytetarët shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, të cilët janë shpërngulur në Kosovë, duke iu garantuar të drejta të plota dhe të barabarta me theks të veçante do të bënte të mundur marrjen e dokumenteve të identifikimit nga shumë qytetarë të dëbuar nga Kosova Lindore, që tani nuk mund të pajisen me dokumente të tilla. Qeveria e Republikës së Kosovës obligohet të hap një zyrë në Prishtinë dhe në Gjilan për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes dhe atyre të cilët janë shpërngulur nga atje, sipas normave ndërkombëtare. Këto kërkesa të tjera janë kërkesë njerëzore te cilat po të zbatoheshin do te lehtësonin jetën e qytetareve te Kosovës Lindore dhe qytetareve te dëbuar nga Kosova Lindore qe jetojnë në Kosovë , pra diskriminimi i këtyre qytetareve që po bëhet në Kosovën Lindore nga Serbia do të zvogëlohej, gjithashtu dhe diskriminimi e tyre në Republikën e Kosovës do të eliminohej. Kjo rezolutë duhet të filloj të zbatohet, pasi që vuajtjet dhe problemet për luginasit nuk kanë të ndalur.Kushtrim KADRIU, Zëdhënës i Lëvizjes “Vatra” në Gjilan