Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, hap fushatën parazgjedhore në Preshevë
Koalicioni i shqiptarëve të bashkuar, të cilin e përbëjnë Partia Demokratike shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Rilindja Demokratike, mbrëmë edhe zyrtarisht kanë hapur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e Këshillave Nacionale, të cilat do të mbahen më 26 tetor.Programin e tyre parazgjedhor e kanë shpalosur para elektoratit të vendbanimeve të fshatit Bukuroc, Zhunicë, Çukarkës dhe Stacionit Hekurudhor të komunës së Preshevë.
Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar vlerësoi se pjesëmarrja në zgjedhjet e 26 tetorit është e domosdoshme andaj porositi elektoratin e vet dhe banorët e Luginë që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar./Titulli.com/