KKSH dënon aktet e dhunës në baza nacionale
Lokale

KKSH dënon aktet e dhunës në baza nacionale

16.Oct.2014 16:23
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar dënon ashpër aktet e dhunës në bazë të përkatësisë nacionale.

Siç është raportuar nga mediat se një furrë e një familje shqiptare në Sombor të Vojvodinës e emërtuar “Dy Vëllezërit” është djegur tërësisht pasi në të ishte hedhur një koktej molotovi, thuhet në reagimin e KKSH-së.

Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj çfardo lloji të dhunës që mund të ushtrohet në bazë të përkatësisë nacionale dhe fton organet e rendit që të përkujdesen në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në të gjitha qytet e Serbisë.

Sipas KKSH-së aktet e tilla qyqare janë të pa pranueshme dhe nuk ndihmojnë proceset e integrimeve, për më tepër dëmtojnë rëndë dhe tensionojnë mardhëniet ndëretnike./Titulli.com/

Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, hap fushatën parazgjedhore në Preshevë
Ironia e Baton Haxhiut: Të bëhemi gati për luftë, ta marrim veriun, Maqedoninë, Luginën...!!!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration