Këto janë masat shtesë të marra ndaj Covid-19 nga komuna e Bujanocit (lexo me kujdes)
Lokale

Këto janë masat shtesë të marra ndaj Covid-19 nga komuna e Bujanocit (lexo me kujdes)

06.Aug.2020 16:09
0

Bazuar në Raportin e Shtëpisë së Shëndetit për situatën epidemiologjike në komunën e Bujanocit si dhe Raportin e Departamentit për Inspektime për kontrollin e pajtueshmërisë dhe zbatimit të masave mbrojtëse nga qytetarët dhe të gjithë punëdhënësit në komunën e Bujanocit, u konkludua se situata është kritike dhe se numri i rasteve në ambulancën Kovid është në rritje.

Shtabi për situatë të jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit pas mbledhjes së mbajtur ditën e mërkurë më 5 gusht solli konkluzion për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 dhe për të mbrojtur popullsinë nga sëmundjet infektive, shkruan Titulli.com.

Konkluzionet hynë në fuqi nga dita e sotme më 6 gusht dhe janë prezantuar si plotësim të masave të marra më parë nga shtabi për situata të jashtëzakonshme.

Masat e marrë janë që tregjet (jeshile dhe blegtoria) në territorin e komunës së Bujanoc (të hënën në Bujanoc, të Premten në Klenik dhe të Martën në Bilaç) do të mbyllen deri në njoftimin e mëtejshëm.

Gjithashtu puna e shtëpive të lojërave të fatit, dyqaneve të basteve sportive, lojërave të objekteve të fatit, lojërave argëtuese është e ndaluar nga 21:00 deri në 6 të mëngjesit, përcjellë Titulli.com.

Nga ky konkluzion kryetari i Administratës Komunale të Bujanocit është urdhëruar që të organizojë punën e Inspektimit Komunal, në mënyrë që punonjësit të lirohen nga puna nga ora 07.00 deri në 15.00, me qëllim që rregullisht dhe çdo ditë të kryejnë kontroll të shtuar dhe mbikëqyrje të zbatimit dhe përputhshmërisë me masat mbrojtëse të përcaktuara pas orës 15.00.

Në mbledhjen e djeshme të shtabit për situate të jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit, mori pjesë edhe Epidemiologu i Shtabit Emergjent në Serbi, Branislav Tidoroviq./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration