Jonuz  Musliu mirëpriti, shefin e zyrës ndëridhëse në Beograd, Valdet Sadiku
Lokale

Jonuz Musliu mirëpriti, shefin e zyrës ndëridhëse në Beograd, Valdet Sadiku

06.Jun.2016 15:08
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, u takua me shefin e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Sadiku theksoi se përmes partneritetit, bashkëpunimit dhe dialogut obligimet e ndërmarra mund të i kryejmë padyshim.

Gjithsesi theksoi se duhet veprohet konform rrjedhave rajonale dhe se vetëm forcimi i bashkëpunimit, mirëkuptimi i situatës politike mund të zgjidhë çështjet e pazgjidhura

Kryetari Musliu e falënderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme që shteti i Kosovës po luan një rol aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve.

“Tashmë, jo vetëm me vizitat e Ambasadorit Sadiku, por edhe të zyrtarëve të lartë të Republikës së Kosovës po konfirmojnë kujdesin e shtuar ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe po avancojmë përmes bashkëpunimit konkret e që për qëllim kanë zgjidhjen e çështjeve nga të cilat shqiptarët e këtushëm po mbahen peng si dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, theksoi Musliu./Titulli.com/

Stankoviq dhe Sadiku vizituan qeverisjen e re komunale në Preshevë (video)
Kamberi e Stankoviq fillojnë bisedat për stimulimin e bujqësisë dhe biznesit lokal (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration