Henrik Villadse nga Komesariati për pakica në Serbi takohet me Kamberin
Drejtori i Zyrës së Komesarit të lartë për pakica në Serbi, Henrik Villadse ka takuar gjatë ditës kryetarin e kmunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe u interesua për së afërmi për situatën në Bujanoc."Gjatë takimit të sotëm u informua për kërkesat legjitime të shqiptarëve, interesimin tonë për realizimin e planit 7 pikësh, funksionimin e paralelës së Fakultetit ekonomik në Bujanoc dhe tema tjera me rëndësi për komunën e Bujanocit", ka shkruar Kamberi në profilin tij në facebook.
Ai është shprehur se bashkëpunimi në mes komunës së Bujanocit dhe Zyrës së Komesarit edhe në të ardhmen do të jetë i ngushtë./Titulli.com/