Beteja e humbur publike e opozitës në Luginë të Preshevës
Lokale

Beteja e humbur publike e opozitës në Luginë të Preshevës

30.Nov.2016 14:36
0
Dëbora e parë që erdhi një ditë pas festës së Flamurit Kombëtar, në Luginë të Preshevës, flladiti emocionet e trazuara të opozitës ndaj ngjyrës kuq e zi, të cilën e mbajnë nga jashtë si dekor, kurse nga brenda i përngjajnë thesit të qymyrit.

Shkruar nga: Sevdail Hyseni-Bujanoc; 

Opozita, mjerisht, shqiptare në Luginë të Preshevës, nuk ishte pjesëmarrëse aktive nëpër manifestimet kulturore kushtuar ditës së Flamurit Kombëtar, simbolit historik e identifikues të shqiptarëve, por bënte “sehir” nga dritaret publike, duke përqeshur, tallur e nënçmuar veprimtaritë e tanishme e duke i himnizuar të shkuarat, kur ata ishin dikur në pushtet. 

Kur gjithandej viseve shqiptare, valonin flamujt kombëtarë e buçiste kënga dhe vallja e bukur shqipe, me mesazhet më të ngrohta miqësore “Urime Dita e Flamurit Kombëtar!” Urime 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë!, duke reflektuar bashkim shpirtëror e fizik, opozita në Luginë, ndjell lemerinë, përçarjen, urrejtjen dhe hasmërinë ndërshqiptare. 

Madje, ç’është më e keqja, kjo opozitë ogurzezë, sajon skenare të kobshme për drejtuesit e ndërmarrjeve publike, duke ushqyer inspektorët e kriminalitetit shtetëror me letra anonime, kinse në emër të “shqetësimit të qytetarëve”, për veprimet e paligjshme të tyre.                                      

Dora e zezë opozitare, nuk ndalet në hedhjen e gurit dhe fshehjen e dorës, në adresë të institucioneve, nga të cilat marrin paga dhe nga na tjetër mundohen t’i shkatërrojnë ato, për tu kthyer dhunshëm në pushtet, të cilin e humbën për të mos u kthyer kurrë. 

Beteja e humbur publike e opozitës për ta rrëzuar pushtetin, madje edhe në ditët e gëzimeve të shqiptarëve, në festat nacionale, tregon qartë se në çfarë niveli ka rënë përpjekja djallëzore e ish pushtetarëve, pozita e të cilëve, gjithnjë po zvogëlohet, rrudhet dhe katandiset si më keq. 

Përplasjet opozitë  pozitë në Luginë të Preshevës, thellon edhe më shumë hendekun në të cilën ka rënë shoqëria shqiptare e cila, gëzimin që zgjat një ditë, madje vetëm disa orë rreth Ditës së Flamurit, të kthehet në një Gur Sizifi, i cili rrokulliset lart e poshtë pa gjetur një zgjidhje institucionale për simbolet kombëtare. 

E gëzimet që zgjatin më pak se një ditë rreth festës së Flamurit Kombëtar, i cili nuk është i rregulluar me ligj, të kujtojnë vargjet popullore:

 

“Fjalë e urtë devollçe:

- Si të bëjmë e si të themi,

Bir, o Muço kokëdemi,

Dasmë bëjmë dhe nuse s’kemi?!

 

 

 

 

Henrik Villadse nga Komesariati për pakica në Serbi takohet me Kamberin
Ambasadori i OSBE-së Andrea Orizio qëndroi në Bujanoc, bashkëpunimi mundë të rritet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration