Presidenti Bujar Nishani: Lugina e Preshevës është prioritet i Shqipërisë
Tirana e 28 nëntorit e vitit 2016, nuk dallonte nga data 26, apo 27 nëntor, me një fjalë nga ditët tjera të vitit. Nuk kishte flamuj nëpër qytet, përveç disa dritave për festat e fundëvitit. Shpesh të shkonte mendja, dhe menjëherë vinte pyetja, a jemi në ditë feste? Sido që të jetë, nuk shihej apo dëgjohej, se do të ketë ndoj organizim për këtë ditë të madhe kombëtare. Pavarësisht kësaj, vëllezër të të gjitha trevave shqiptare, shiheshin nëpër Tiranë. Fotoreportazh nga pritja presidenciale për festën e flamurit nga Pallati i Brigadave-TiranëApollon Luma, Tiranë
Mbrëmë në Pallatin e Brigadave në Tiranë, me ftesë të presidentit të Shqipërisë, ishin drejtuar personalitete të ndryshme, politike, akademike, publicistike, kulturore e sportive, për të marrur pjesë në takimin festiv për nder të 104 vjetorit të shtetit shqiptarë.
Përveç musafirëve të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, ishin edhe bashkëkombas nga Lugina e Preshevës dhe diaspora shqiptare. Me që mëngjësi i 28 nëntorit na gjeti në Preshevë, në një situatë të njohur e me shpresë, se do të bëhet mirë, e tek tuk shiheshin edhe flamuj kombëtar të vendosur nëpër shtëpi, për ti dhënë edhe më shumë kuptim shpirtit për këtë festë kombëtare.
Për dallim nga qyteti i parë që vjen nga Lugina e Preshevës për në Kosovë është Gjilani, aty shiheshin të gjitha shitoret e mbyllura dhe plot e përplot flamuj që në hyrje të këtij qyteti dhe thuajse në çdo shtëpi e shitore kishte flamuj.
Mendonim se kështu do ta gjejmë edhe Tiranën, kryeqytetin shqiptarë, por, sikur të mos shihësh Sheshin Skënderbe, vërtet i gjasonte se nuk ka ndoj festë. Përplot vetura rrugës së kombit me targa të Kosovës, Maqedonisë dhe të Luginës së Preshevës.
Na la përshtypje që takuam edhe një grup bashkëkombasëve nga Lugina e Preshevës, disa të rinjë, që ishin ndalur tek tuneli i Kalimashit për të bërë foto nga emocionet se po shkojmë në Shqipëri për të festuan 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Miku ynë Denion Ndrenika, gazetarë i njohur në Shqipëri e më gjerë, gjatë gjithë kohës me të arritur në Tiranë na shoqëroi dhe më pastaj iu drejtuam edhe Pallatit të Brigadave. Sapo e kaluam hapin e parë në këtë pallat, takuam këshilltarin e presidentit, njëherit diplomat, ambasadorë, gazetarë, z.Flamur Gashi.
Si zakonisht, z.Gashi me përqafime vëllazërore na uroi një mbrëmje të mirë dhe njëherit uruam njëre–tjetrin për këtë festë kombëtare. Tërheqëse dhe dëshmi e bashkëjetesës fetare ishte se në tryezën e rezervuar për gazetën “Illyria”, bashkëkombasit nga Lugina e Preshevës dhe bashkëthemeluesi i Shoqatës së Ushtarakëve të Liruar dhe Pensionistë, Shoqatës Shqiptare të Atlantikut dhe pjesëtar i Komitetit Nismëtar për Shpëtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, n/koloneli DHimitër Ndrenika, qëndruan bashkarisht Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhiu Skënder Bruçaj,Arqipeshkvi i sapoemëruar nga Papa Franëesku i Arkidoqëz Metropolite Tiranë-Durrës, Imzot Gjergj Fremdo, Fortlumturia e Tij Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Hirësia Anastas Janullatos dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj.
Kohë pas kohe, vinin personalitete të ndryshme fetare, akademike, politike, kulturore, sportive e kështu me radhë, të veshur bukur dhe duke iu buzëqeshur fytyra, aty këtu bëheshin edhe foto kujtimi.
Nga Lugina e Preshevës, kësaj radhe ishin prezent, Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit, njëherit edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Fatmir Hasani, deputet i Parlamentit të Serbisë, Dr.s.Llukman Halili, gazetar e publicist, njëherit president i Institutit Shkencor Helvetik të Europës Juglindore me qendrën e saj në Argau të Zvicrës, Dr.Dergut Aliu, drejtor i Spitalit “Lindja”- Prishtinë, Ismet Selmani, veprimtar medvegjas nga Zvicra, Fadil Selmani kryetar i Asociacionit “Sos Medvegjë-Çamëri” dhe sekretar i Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër, Mr.Dashnim Hebibi, gazetar e publicist, njëherit drejtor i i Institutit Shkencor Helvetik të Europës Juglindore.
Ndërsa nga diaspora e konkretisht nga Gjeneva ishin prezent edhe disa veprimtarë të dëshmuar si: Sami Gashi, deputet në qytetin e Gjenevës, Dr.Sami Bytyqi, miku zviceran Patrick Simon, Fatmir Kuqi si dhe Agim Shala.
Pak para se të filloj ky takim festiv, erdhi edhe presidenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi, Lulzim Basha, kryetar i PD-së dhe disa personalitete të tjera të jetës politike. I shoqëruar me presidentin ishte bashkëshortja e tij dhe z.Ilir Meta, kryetar i Parlamentit shqiptarë. Si edhe herave të tjera, nuk e pamë kryeministrin shqiptarë, Edi Rama, me që ishte në Gjermani ndoshta qëndron arsyeja, kryetari i Tiranës dhe disa figura të njohura të skenës politike në Shqipëri.
Me rastin e Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z.Bujar Nishani, nuk kishte harruar edhe bashkëkombasit nga Lugina e Preshevës.
Presidenti i Shqipërisë, pas fjalimit të tij ndau disa minuta enkas për të bashkëbiseduar edhe pse të gjithë që ishin prezent donin t`i afroheshin për të cakërruar gotën e gëzimit për këtë festë dhe duke ju uruar mbarësi, unitet sa më të madhë dhe duke i thënë, se në asnjë moment, nuk ishin dhe nuk do të duhen të jenë të harruar vëllezërit e këtyre trevave. Ky takim nisi me hymnin kombëtar dhe vazhdoi me fjalën e presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani. Aty në ballë të sallës qëndronte llogoja e presidentit.
Kreu i Shtetit uroi të gjithë të pranishmit dhe gjithë bashkëkombasit kudo që janë, duke u nisur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës e deri tek ata që janë në mërgim.
Takimi zgjati një orë, por bashkëkombasit tanë nga Lugina e Preshevës, u nderuan shumë dhe shpresojnë, se edhe në të ardhmen, do të kenë edhe një bashkëpunim më të madh me të gjithë akterët e skenës politike në Shqipëri, që Lugina e Preshevës, të mos jetë e harruar.
Presidenti Shqiptarë, z.Bujar Nishani, para disa muajve kishte pritur edhe nxënës të shkollave të tre komunave shqiptare nga Lugina e Preshevës në Presidencë, e me ta kishte bashkëbiseduar dhe kishte dëgjuar të gjitha preukopimet e tyre.
Po ashtu presidenti, kishte pritur edhe veprimtarë të tjerë të Luginës së Preshevës dhe ai ndër të tjera tha: “Mos mendoni se ju harrojmë. Lugina e Preshevës është dhe mbetet prioritet jo vetëm i presidencës, por i gjithë spektrit institucional të Shqipërisë. Në asnjë mënyrë nuk ishit e nuk do të jeni të harruar. Sa herë që të vini në Shqipëri, dyert i keni të hapura në presidencë. Ju uroj shëndet dhe mi përshëndetni të gjithë vëllezërit e motrat në Luginë të Preshevës”.
Delegacioni nga Lugina e Preshevës dhe bashkëkombasit nga Medvegja, Presheva e Bujanoci, që jetojnë në diasporë e konkretisht në Zvicër, u ndanë shumë të kënaqur dhe përqafuan presidentin, duke i uruar gjitha të mirat dhe falënderuar për ftesën dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme.