Haziri: Donacionet e Kosovës për Preshevën do të kalojnë përmes Gjilanit
Në kabinetin e kryetares së komunës së Preshevës, Ardita Sinani e shoqëruar nga Sami Salihu, Xhelal Hasani, Nader Sadiku dhe Edita Asllani është pritur zyrtarisht kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri në vizitë historike në Luginë të Preshevës pas një periudhe 20 vjeçare.Gjatë takimit u diskutua rreth nevojës jetike të komunës së Preshevës për ndihmën institucionale nga komuna apo instityucine tjera nga nga Kosova.
Lutfi Haziri u zotua se do të punojë në intensifikimin e iniciativës për bashkëpunim ndërkufitar mes komunave Gjilan, Preshevë dhe Kumanovë, të filluar nga koha kur Riza Halimi ishte kryetar i komunës së Preshevës.
"Ky hap do të mundësonte që të realizohet premtimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa për ndihmë ekoknomike komunës së Preshevës dhënë në takimin e fundit të tij me kryetaren Sinani, që nënkupton se donacionet e Kosovës për Komunën e Preshevës do të bëhet përmes komunës së Gjilanit duke tejkaluar pengesat juridiko-politike mes Kosovës dhe Serbisë", është shprehur Haziri.
Ardita Sinani dhe Lufti Haziri u zotuan se së shpejti do të organizohet vizita e Hykmetet Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, gjë që do të mundësonte planifikimin e donacioneve të Qeverisë së Kosovës për komunën e Preshevës dhe Luginën në përgjithësi.
Pjesë e delegacionit të komunës së Gjilanit përveç kryetarit Haziri ishte edhe udhëheqësi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Valdet Sadiku, Kushtrim Kadriu dhe Xhelal Shaqiri./Titulli.com/