Bujanoci dhe Gjilani planifikojnë projekte të përbashkëta evropiane?
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lufti Haziri gjatë vizitës së tij në Luginë zhvilloi takim edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputetin popullorë Fatmir Hasani me të cilën biseduan për pjesëmarrje në fondet e evropiane.Haziri tha se vazhdimi i shkëmbimit të formave të bashkëpunimit është me interes të dy komunave e veçanërisht të qytetarëve të këtyre vendeve, shkruan Titulli.com.
“Besoj shume që komuna e Bujanocit do të jetë pjesë dhe anëtare e barabartë e disa organizatave Evropiane që ndihmojnë në zhvillimin e demokracisë lokale dhe gjetjen e mundësive financiare për investimet komunale”, theksoi Haziri.
Ndërsa, Shaip Kamberi deklaroi se gjatë vizitës është biseduar për bashkëpunim duke konkurruar në fondet evropiane që kanë për qëllim ngritjen dhe zhvillimin ekonomik të rajonit të Anamoravës./Titulli.com/