Pajtohen që s’pajtohen! (video)
Lokale

Pajtohen që s’pajtohen! (video)

12.Mar.2014 23:49
0
“U pajtuam që s’pajtohemi, por duhet të mirëkuptohemi në mes vete”, ishin këto konkluzionet pas takimit që përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Beograd James Moor pati në Preshevë me kryetarin Ragmi Mustafa. Britania e Madhe erdhi me mesazhin që duhet të dilet në zgjedhjet parlamentare. Mospajtimi ishte duhet apo jo të merret pjesë në këto zgjedhje, që sipas kryetarit të Preshevës Ragmi Mustafa në këtë fazë hapin duhet ta bëjë Serbia karshi pakicave kombëtare, përderisa sipas tij në këtë kohë ajo nuk është e gatshme të krijojë siguri, raporton mbi takimin RTV Presheva. Ndërsa ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Britanisë së Madhe James Moor ishte që qytetarët duhet të lihen të lirë të vendosin vet. “I tregova kryetarit pozicionin e Britanisë së Madhe se ne besojmë se qytetarët duhet të lihen të lirë që të dalin të votojnë të dielën. Unë e kuptoj dhe respektoj vendimin e  partisë së zotri Mustafës për të mos marrë pjesë në këto zgjedhje, mirëpo kjo nuk duhet të jetë arsye që qytetarët në Preshevë dhe në vende tjera të mos dalin në zgjedhje”, u shpreh Moor, transmeton Titulli. Ai në fund të fjalimit tha “po përdori frazën në gjuhën angleze- u pajtuam që s’jemi pajtuar  (we agree to disagree)”. Vlen theksuar se përfaqësuesi nga Ambasada e Britanisë së Madhe, një ditë më parë në Bujanoc ka takuar edhe kandidatin për deputet Shaip Kamberin të cilin e ka mbështetur për pjesëmarrje të subjektit të tij në këto zgjedhje. Të njëjtën ditë Moor ka takuar edhe kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin./Titulli.com/ )
Çeda në Novi Pazar: Myslimanë lutjuni Allahut tuaj derisa serbët ti luten Zotit të tyre (video)
Halimi: Elektorati në Luginë ka filluar të vetëdijësohet (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration