Gordana Jankoviq nga OSBE, viziton redaksinë e Portalit Informativ Titulli
Lokale

Gordana Jankoviq nga OSBE, viziton redaksinë e Portalit Informativ Titulli

17.Jun.2014 16:23
0

Drejtoresha e Departamentit të Mediave pranë misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Serbi, Gordana Jankoviq ka vizituar redaksinë e Portalit Informativ-TITULLI në Bujanoc.

Menaxhmenti i mediumit të vetëm online me redaksi në Luginë, e ka njoftuar drejtoreshën për problematikën e promovimit të fjalës së lirë në këtë rajon.

Gordana Jankoviq, tha se OSBE ka ndihmuar dhe do të vazhdojë të përkrahë profesionalizmin e mediave.

“Unë kam dëgjuar për punën e mediumit tuaj, mirëpo pas vizitës së sotme do të përcjell më seriozisht zhvillimin dhe avancimin  e gazetarisë në portalin Titulli. Unë ju këshillojë që të zgjeroni rrjetin e bashkëpunimit me mediat tjera në vend dhe rajon”, tha Jankoviq.

Skender Saqipi, drejtor i Portalit Informativ-TITULLI gjatë takimit me përfaqësuesit e departamentit të mediave pranë OSBE-së theksoi se media e pavarur në Luginë po përballet me presione të vazhdueshme nga faktori politik e institucional lokal.

“Mediumi jonë është e vetmja dritare e informimit në këtë rajon që pasqyron realitetin shoqërorë në mënyrë objektive dhe saktë. Gjithashtu financimi i punës së këtij mediumi është problematikë në vete dhe mungesën e fondeve nga organizatat ndërkombëtare në Serbi”, tha Saqipi.

Ai ka përmendur edhe buxhetin komunal të taksapaguesve që i ndahet mediave  të cilët propagandojnë në favor të qeverisjes lokale e që harrojnë ruajtjen e interesit të qytetarëve.

Pjesë e vizitës ishte edhe Sërgjan Gjurgjerviq e Iljasa Musliu nga departamenti i mediave pranë OSBE-së në Serbi.

Duke folur për planet e redaksisë TITULLI, Argjent Goga kryeredaktor pranë këtij medium theksoi nevojën e ri funksionimit të redaksisë në gjuhën serbe, që fuqizon edhe më shumë fjalën dhe rëndësinë e rolit të gazetarisë në këtë rajon.

“Redaksia në gjuhën serbe do të forcojë rolin e punës sonë, sepse në këtë mënyrë lajmet e prodhuara lokale nga Bujanoci, Presheva e Medvegja do të plasohen edhe tek mediat kombëtare në Serbi që do të shtojë ndikimin gazetarisë në këtë rajon”, deklaroi Goga.

Kryeredaktori, Goga foli edhe për bashkëpunimin me redaksitë e mediave  lokale dhe kombëtare në vend e rajon, që në të shumtën e rasteve TITULLI mbetet i vetmi burim i pavarur informacioni për mediat në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi.

Gjatë këtij takimi është vlerësuar se Portali Informativ-TITULLI duhet të vazhdojë punën në përkrahjen e promovimin e fjalës dhe mendimit të lirë përkundër vështirësive, presionit dhe frikës së vazhdueshme./Titulli.com/

 

PVD shpreh shqetësimin për bisedat informative në Bujanoc
Nxënësit e shkollës më të madhe fillore në Bujanoc i nënshtrohen testit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration