Gazetarja dhe humanistja turke viziton Tanën, therrë kurban në falënderim të shërimit të vogëlushes
Lokale

Gazetarja dhe humanistja turke viziton Tanën, therrë kurban në falënderim të shërimit të vogëlushes

14.Mar.2014 23:48
0
Gazetarja turke Kiymet Kara e cila qëndroi disa ditë në Luginë, për shëndetin e vogëlushes Tana Sabedini therri një kurban për pranimin e lutjeve për shërimin e saj. Ajo kaloi kilometra të tëra për të kryer betimin e dhënë para Zotit që Tana tani është shëndosh e mirë. Duke pasur parasysh shëndetin e rrezikuar të vogëlushes nga Presheva, Tana Sabedini, gazetarja turke  tani edhe mikja jonë Kiymet Kara  gjatë qëndrimit të saj në komunën e Preshevës theri një kurban. Sipas saj,  betimi i dhënë për  therjen e kurban është bërë pikërisht në momentin e operacionit të vogëlushes që kishte qenë i rrezikuar me 50 % për jetë. Dhe tani falë Zotit që është shëndoshë e mirë, ajo i vëri kusht vetës të vizitoj Tanën në vendlindjen e saj dhe ta mbajë premtimin e dhënë para Zotit. Ndërkaq, Qani Nalbani falënderoi edhe njëherë humanisten Kimet Kara e cila kontribuoi mjaft për të arritur tek shërimi i vogëlushes. Sipas Nalbani, Tana së shpejti do ti nënshtrohet edhe operacionit të dytë që do ti bëhet sërish falas, njofton TV Presheva. Babai i Tanës, Burim Sabedini shprehet mjaft i kënaqur që falë kontributit të zotri Qani Nalbanit dhe zonjës Kiymet Kara arriti që Tana ti nënshtrohet operacionit falas dhe të jetë pjesë e therjes së Kurbanit kushtuar vajzës së tij. Ky aksion humanitar është përshëndetur nga të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës. Ndërkaq babai i Tanës falënderon në veçanti gjithë ata që e ndihmuan shërimin e vajzës së tij./Titulli.com/
Presheva gati për zgjedhje, të drejt vote 35.743 qytetarë
Qeveria ia jep Preshevës 50 mijë eurot e premtuara
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration