Qeveria ia jep Preshevës 50 mijë eurot e premtuara
Lokale

Qeveria ia jep Preshevës 50 mijë eurot e premtuara

14.Mar.2014 22:55
0
Qeveria e Kosovës mori vendim për ndarjen e 50 mijë eurove, për maternitetin e Preshevës, vendim ky, i cili ishte marrë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeministri Thaçi pohoi se ndarja e këtyre 50 mijë eurove ka për qëllim përkrahjen e popullsisë shqiptare në Komunën e Preshevës, tranzmeton "Zëri". Vendimi i Qeverisë së Kosovës erdhi pas apelit publik të bërë nga kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa gjatë qëndrimit të tij në InfoMagazinë të Klan Kosovës. Ai me këtë rast u ka bërë ftesë zyrtare të dy nënshkruesve të marrëveshjes që ta realizojnë sa më shpejtë këtë premtim, përndryshe ata do të jenë të obliguar të marrin borxhe për t’i kryer punët në objektin e maternitetit, transmeton Titulli. “Edhe për kundër asaj që është një shumë simbolike prej 100 mijë euro me qëllim që të ndërtohet materniteti për Preshevë dhe Bujanovc. Megjithatë, edhe kjo shumë e vogël akoma nuk është realizuar. Edhe për kundër që në fund të këtij muaji do të përmbyllen punët në objektin e maternitetit dhe do të jemi të detyruar si Komunë t’i shlyejmë të gjitha borxhet ndaj gjithë punëkryesve. Por, nëse mungojnë këto mjete prej 100 mijë euro, Komuna do të jetë e obliguar që të krijojë borxhe”. “Mbase kanë probleme teknike, megjithatë, edhe për këtë jemi kujdesur. Kemi komunikuar me ministrat e shëndetësisë dhe të financave, kujtoj se e gjysma e Qeverisë është e njohur për këtë problematikë”, kishte thënë Mustafa./Titulli.com/
Gazetarja dhe humanistja turke viziton Tanën, therrë kurban në falënderim të shërimit të vogëlushes
Bujanoc : Policia ndalon makinën me refugjatë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration