Lokale
Presheva gati për zgjedhje, të drejt vote 35.743 qytetarë
Në Preshevë të drejt vote për zgjedhjet parlamentare do të kenë 35,743 qytetarë. Ndërkaq administrata komunale ka bërë të gjitha përgatitjet që të dielën procesi zgjedhor të fillojë në mënyrë të rregullt.
35743 qytetarë nga komuna e Preshevës do të kenë të drejt vote në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit. Ndërkaq gjatë ditës së sotme komisionerët kanë marrë materialin zgjedhorë dhe gjithçka do të jetë gati për ditën e diel.
Behlul Selimi zv.kryeshef i administratës komunale në Preshevë i ka thënë RTP-së se vendvotimet do të hapen në ora 7 dhe mbyllen ora 20:00. Në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit do të marrin pjesë 19 lista zgjedhore, ndërsa në Preshevë do të ketë 14 subjekte politike e grupe qytetare.
Në serbi të drejt vote do të kenë 6,767,324 qytetarë, ndërsa do të jenë të hapura 8,262 qendra votimi, 90 në Kosovë dh 35 qendra votimi në 20 shtete të tjera.
Zgjedhjet parlamentare do të përcillen nga 735 vëzhgues, ne mesin e tyre 556 vendorë dhe 179 ndërkombëtarë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!