Lokale
Ftohen të rinjtë në Bujanoc e Preshevë të njoftohen me konkursin e ri të policisë
Qendra për Trajnime Themelore Policore në Sremska Kamenicë të Serbisë në bashkëpunim me misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) do të prezantojnë programin për regjistrimin e kandidatëve të rinj për shërbim policorë një vjeçar.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka shpallur konkurs për 480 policë të ri në disa drejtori, ku për drejtorin e policisë në Vranjë ku bënë pjesë Bujanoci e Presheva janë rezervuar 20 kandidatë.
Prezantimi i programit të trajnimit për të gjithë kandidatët e interesuar bëhet më 18 mars 2014 në stacioni policorë në Bujanoc në orën 12:00, ndërsa në të njëjtën ditë prezantimi mbahet edhe në stacionin policorë në Preshevë në orën 14:30.
Misioni i OSBE-së në Serbi do të ndihmojë të gjithë kandidatët që kanë nevojë me kursin e gjuhës serbë për përgatitje në provimin pranues, andaj ftohen të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë prezantime.
Më poshtë mundë të lexoni rreth programit dhe konkursit të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë:
Ministria e punëve të brendshme e Serbisë ka hapur konkurs për regjistrim të 480 policëve të ri.
Në këtë konkurs përfshihen 210 kandidatë për rrethin e shërbimit policorë në Beograd, 30 kandidatë në rrethin e Borit, në Valevë 40, 20 kandidatë për rrethin e shërbimit policor në Vranjë, 60 në Kikind, 30 në Subotic, 30 Pozharevc, 30 në Sremska Mitrovic dhe 30 kandidatë për rrethin e Uzhicës.
Kursi për kandidatë do të zgjasë 12 muaj, ndërkaq kushtet e konkursit janë: që të jetë qytetarë i republikës së Serbisë, më së paku të ketë një vit vend qëndrim në territorin të shërbimit policorë ku konkurron, mos të ketë më pak se 18 vjet dhe më shumë 26 vjet, të ketë të kryer edhe shkollën e mesme dhe të mos ketë pengesa në siguri për pranim në marrëdhënie pune në Ministri. Kandidati duhet që të i përmbush kushtet shtesë në aspektin shëndetësorë, psikologjik për kryerjen e punëve policore.
Të drejt për pjesëmarrje në konkurs kanë edhe personat të cilët nuk e kanë kryer shërbimin ushtarak si dhe personat të cilët e kanë kryer shërbimin ushtarak. Të drejt për konkurrim kanë personat të cilët nuk e kanë të kryer provimin për patentë shofer të kategorisë B me kusht që ta kryejnë me afat prej tri vjetëve nga paraqitja e konkursit. Konkursin e zbaton komisioni të cilin e cakton Ministri i punëve të Brendshme. Paraqitja për konkurs me dokumentacion bëhet në afat prej 15 ditësh nga dita e paraqitjes së konkursit nëpër stacionet policore në vendbanimet e kandidatëve. Kandidatët të cilët me sukses e kryejnë trajnimin marrin vërtetim me të cilin fitojnë mundësin për punësim në pajtim me ligjin, në Ministrin e punëve të brendshme për punë si praktikant për oficer në shërbimin policor ku ka konkurruar.
Gjithashtu kushtëzohet që me krijimin e vendit të punës të qëndroj në punë më së paku tri vjet në atë shërbim policorë.
Pjesëmarrësve gjatë trajnimit iu është siguruar akomodimi dhe ushqimi si dhe pajisjet për realizimin e përmbajtjes së mësimdhënies, sipas kontratës të cilën pjesëmarrësi e nënshkruan me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Paraqitja për konkurs me dokumentacion të nevojshëm dorëzohet në afat prej 15 ditëve nga dita e paraqitjes së konkursit ku data e fundit për paraqitjen në konkurs është data 25 Mars.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!