PVD: Fituam dy mandate të deputetit (foto&video)
Lokale

PVD: Fituam dy mandate të deputetit (foto&video)

16.Mar.2014 07:10
0
Lista shqiptare “Partia për Veprim Demokratik-Riza Halimi” sipas rezultateve të shtabit zgjedhor të këtij subjekti ka fituar dy mandate të deputetit republikan me gjithsejtë 22.116 vota. Procesi i zgjedhjeve parlamentare të zhvilluar sot në Serbi është vlerësuar se ishte më mirë se në vitin 2012 dhe sipas rezultateve preliminare partia e Aleksandar Vuçiq (PPS) ka fituar shumicën e mandateve në parlamentin e Serbisë. Partia për Veprim Demokratik (PVD), gjatë një prononcimi për Portalin Informativ Titulli dhe televizion “Spektri” ka njoftuar se  qytetarët e Luginës kanë marrë pjesë konsiderueshëm në procesin e zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme. Driton Rexhepi, kryetar i shtabit zgjedhor  të Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc tha se me këto rezultate do të hapet një kapitull i ri i proceseve politike në Luginë duke pasur parasysh përkrahjen e elektoratit shqiptarë në këtë rajon. “Sipas rezultateve preliminare po besojmë se kemi siguruar dy ulëse në parlamentin republikan dhe shpresojmë se këto rezultate tregojnë një fitore spektakulare të listës shqiptare dhe alternativën që ofron PVD për qytetarët”, theksoi Rexhepi, raporton Titulli. Sipas rezultateve preliminare PVD ka grumbulluar gjithsejtë 22.116 vota, në Preshevë 11.216, në Bujanoc 10.100 vota si dhe në Medvegjë 800 vota të qytetarëve. Me këtë rezultat Partia për Veprim Demokratik tregon se është subjekti më i madh shqiptar në këto tre komuna në Luginë të Preshevës e cila njëherit  mori guximin që kësaj gare ti futet e vetme. Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) përveç partive të pakicave, ulëse në parlamentin e ri  kanë siguruar katër partitë politike qendrore në Serbi. CeSID bënë të ditur se Partia Përparimtare Serbe-Aleksandar Vuçiq ka fituar shumicën prej 48.8% të elektoratit, respektivisht 157 ulëse nga gjithsejtë 250 sa ka parlamenti i Serbisë. Ndërsa partia e dytë  e cila renditet me 14% të votave është Partia Socialiste e Serbisë-Ivica Daçiq me 45 ulëse në parlament, me 5.9% të votave të fituara radhitet Partia Demokratike-Dragan Gjillas (19 deputet) si dhe Partia e Re Demokratike-Borisa Tadiq me 18 ulëse, apo  5.7 % të elektoratit, njofton CeSID. Partitë e pakicave së bashku mund të kenë 11 vende të parlamentin e Serbisë. Në zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme të mbajtura sot kanë marrë pjesë 19 lista zgjedhore./Titulli.com/ ************************************************************************************************************************************************************************************** (ora 20:25)  Në orën 20:00 janë mbyllur qendrat e votimit në komunën e Bujanocit dhe Preshevës dhe sipas komisionerëve nuk ka pasur parregullsi të mëdha gjatë procesit të zgjedhor. Votimi-Bujanoc-2
Komisionerët nëpër vendvotime kanë filluar procesin e numërimit të votave dhe rezultatet preliminare do bëhen të njohura pas orës 21. Sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CESID) deri në orën 19 kanë votuar 50.3 % të votuesve të përgjithshëm në Serbi./Titulli.com/ **************************************************************************************************************************   (ora 18:20) Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ) të dhënat e fundit të dalura në orën 18:00 tregojnë se në komunë të Bujanocit dhe Preshevës ka pas dalje të konsiderueshme të votuesve. Në komunë të Preshevës deri në orën 18:00, sipas KRZ kanë votuar 33.4 % nga 35.743 qytetarë me të drejtë vote. Në komunë të Bujanocit sipas të dhënave të fundit të KRZ-së të drejtën për të votuar nga 40.607 qytetarë e kanë shfrytëzuar 35.1 % . Në Vranjë pjesëmarrja në këto zgjedhje deri në momentin e raportimit është 55.5 %. Për komunë të Medvegjës Komisioni Republikan Zgjedhor deri në këto moment nuk ka dhënë rezultatet e daljes. Nga ana tjetër të dhënat që portali Titulli ka marrë nga Shtabi Zgjedhor i PVD-së flasin për dalje të rreth 13 mijë votuesve nga vendbanimet shqiptare të Luginës. Sipas këtij shtabi, në komunë të Bujanocit të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar rreth 6 mijë qytetarë shqiptarë, sa edhe në komunë të Preshevës. Në komunë të Medvegjës, sipas burimit në fjalë thuhet se janë grumbulluar rreth një mijë vota të shqiptarëve, ky shtab njofton se motivimi për pjesëmarrje masive në këto zgjedhje erdhi pas ftesës kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë. Partia për Veprim Demokratik, përmes Shtabit të saj Zgjedhor njofton se në Medvegjë kanë ardh 11 autobusë me shqiptarë të këtyre trevave që përkohësisht jetojnë në Kosovë, në mënyrë që të japin kontributin e tyre në këto zgjedhje parlamentare./Titulli.com/ ********************************************************************************************************************** (ora 16:00) Bartësi i listës së PVD-së Riza Halimi, në shoqëri të familjes së tij, ka kryer obligimin qytetar për zgjedhjet parlamentare. Ai pasi ka dhënë votën e tij për media ka thënë: [caption id="attachment_111971" align="aligncenter" width="614"]Riza Halimi gjatë votimit në njësinë nr. 1 në Preshevë Riza Halimi gjatë votimit në njësinë nr. 1 në Preshevë[/caption] “Zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot e kanë një peshë jashtëzakonisht të madhe meqë mbahen në një periudhë mjaft të ndjeshme kur po intensifikohet procesi i integrimeve Evropiane, andaj edhe dalja masovike e votuesve e ka peshën e vet për të siguru përfaqësues legjitim”, tha mes tjerash deputeti Halimi. Ai matej uroi që me dalje masovike ti sigurojmë përfaqësuesit legjitim që do të punojnë për interesa tona, u shpreh Halimi pas votimin në njësinë numër 1 në Preshevë. ************************************************************************************************************************** (14:30) Sipas informacioneve të siguruar nga gazetari në Medvegjë qytetarët e këtij vendbanimi deri në orën 12:00 kanë dalë për të votua 15% e votuesve të përgjithshëm. I njëjti burim për Titullin konfirmon se autobusët në mënyrë të organizuar po vijnë nga Kosova, kryesisht qytetarë shqiptarë të komunës së  Medvegjës që përkohësisht po jetojnë nëpër qytetet të ndryshme të Kosovës. **********************************************************************************************************************************************************   (ora 13:30) Informacionet e fundit që vijnë nga vendvotimet e komunës së Bujanocit flasin për rritje të interesimit për pjesëmarrje në këto zgjedhje. [caption id="attachment_111946" align="aligncenter" width="480"]Venvotimi nr. 2, cerdhja e femijeve - Ternoc Vendvotimi nr. 2, cerdhja e femijeve - Ternoc[/caption] Këtë më mirë e tregon edhe fotografia e mësipërme e bërë në vendvotimin numër 2 tek çerdhja e fëmijëve në Tërnoc, ku shihen qytetarë duke pritur në radhë për të shfrytëzuar të drejtën e votës. ********************************************************************************************************************************************************** (ora 12:30) Kandidati për deputet nga Partia për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi rreth orës 11h ka votuar duke e kryer obligimin e tij qytetarë. Ai pasi ka hedhë votën në vendvotimin numër 3 tha se ka kryer obligimin e tij si qytetarë. “Unë së pari kryta obligimin tim si qytetarë. Pritet që të gjithë qytetarët ta japin kontributin e tyre, respektivisht participojn në zgjedhje, prandaj presim që pas zgjedhjeve nga qeveria e ardhshme të krijojë  një klimë të re, një stabilitet politik në Luginë të Preshevës ku do të respektohen maksimalisht të drejtat e shqiptarëve”, u shpreh kandidati për deputet Shaip Kamberi. Në vendvotimin tjetër atë me numër 2 në objektin e çerdhes së fëmijëve në Tërnoc votoi kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, kurse në vendvotimin numër 1 në shkollën fillore Muharrem Kadriu të drejtën e votës e shfrytëzoi edhe kryetari i degës së Unionit Demokratik Shqiptar në Bujanoc, Adem Hasani. Sipas komisionerëve në këto vendvotime procesi është duke shkuar në rregull. Gjatë vizitës që gazetari i Titullit i ka bërë këtyre vendvotimeve në komunë të Bujanocit, ka vërejtur se një numër i zgjedhësve, edhe pse kanë ftesën për të votuar në vendvotimet e caktuara, emrat e tyre nuk gjenden në listën përkatëse./Titulli.com/ *************************************************************************************************************************************************************** (ora 11:40) Në vendvotimin me numër 55, njëherit më i madhi në komunë të Bujanocit, i cili gjendet në shkollën e mesme “Sezai Surroi”, deri në orën 11:30 minuta nga 2.298 qytetarë të regjistruar në këtë vendvotim, sipas kryetarit të komisionit zgjedhor Sllagjan Stankoviq, kanë votuar mbi 350 qytetarë, raporton Titulli. [caption id="attachment_111938" align="aligncenter" width="640"]Vendvotimi nr. 55 ne shkollen e mesme Sezai Surroi ne Bujanoc Vendvotimi nr. 55 ne shkollen e mesme Sezai Surroi ne Bujanoc[/caption] Në vendvotimin me numër 3 në lagjen e shtekëve në Tërnoc sipas komisionerit Ivica Milloseviq deri në orën 10:50 minuta kanë votuar mbi 100 votues, nga 1081 sa kanë të drejtë vote në këtë vendvotim. **************************************************************************************************************************************************************** (ora 11:00) Votuesit në Preshevë me dalje më të lartë  në Rrethin e Pçinjës Sipas informacioneve nga grupet punuese për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore në rrethin e Pçinjës deri në orën 10 kanë dalë 10.06 të votuesve të përgjithshëm. Në 106 vendvotime në Vranjë deri në orën 10 kanë votuar 7.5% të votuesve të regjistruar, ndërsa në Preshevë dalja në zgjedhje është më e larta në rrethin e Pçinjës me 17.1%. ********************************************************************************************************************************** (ora 10:00) Në vendvotimin numër 2 në cerdhen e fëmijëve në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit procesi i votimit po vazhdon në mënyrë të rregullt. Sipas kryetarit të komisionit Dragan Stankoviq, ky vendvotim është hapur me kohë dhe se vota e parë në kuti është hedhur në orën 7:06 minuta. [caption id="attachment_111822" align="aligncenter" width="640"]votimi-ternoc-2 Vendvotimi nr. 2 cerdhja e femijeve Ternoc[/caption] Në vendvotimin numër 2, në listën zgjedhore janë të regjistruar 1.655 qytetarë me të drejtë vote. Sic i ka thënë Titullit kryetari i komisionit në këtë qendër votimi, Dragan Stankoviq, deri rreth orës 10:00 të drejtën e votimit e kanë shfrytëzuar mbi 50 qytetarë. [caption id="attachment_111823" align="aligncenter" width="640"]votimi-ternoc-1 Vendvotimi nr. 2 cerdhja e femijeve Ternoc[/caption] Ai theksoi se procesi është duke ecur mirë dhe deri më tani nuk ka ndonjë parregullsi, derisa interesimi për të shfrytëzuar të drejtën e votës është i lartë./Titulli.com/
*****************************************************************************************************************************************
(ora 9:00) Boban Pavloviq, kandidatë për deputet republikan nga Bujanoci, pjesë e subjekti të ri politik të ish kryetarit të Serbisë Boris Tadiq, nga Partia e Re Demokratike, rreth orës 8:45 minuta  ka votuar në vendvotimin numër 52, në korridorin e shtëpisë së kulturës në Bujanoc. [caption id="attachment_111812" align="aligncenter" width="640"]Boban Pavloviq ne vendvotimin 52 ne Bujanoc Boban Pavloviq ne vendvotimin  nr. 52 ne Bujanoc[/caption] Sipas komisionerëve ky vendvotim është hapur fiks në orën 7:00 të mëngjesit, derisa vota e parë në kuti, nga qytetarët, është hedhur në orën 7:15 minuta, raporton Titulli. Deri më tani procesi i votimit është duke ecur sipas dinamikës së paraparë dhe në këtë vendvotim nuk kanë hasur në parregullsi. [caption id="attachment_111813" align="aligncenter" width="640"]Boban Pavloviq, kandidate per deputet gjate votimit Boban Pavloviq, kandidate per deputet gjate votimit[/caption] Në këtë pikë votimi janë prezent edhe vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE). *********************************************************************************************************************************************************** Në Luginë të Preshevës janë hapur shumica e vendvotimeve nga 121 sa janë në këto tri komuna të banuara me shqiptarë. Në Bujanoc të drejtën për të votuar do të mund ta shfrytëzojnë 40.607 qytetarë shqiptar, serb e romë, në Preshevë 35.743, ndërsa në Medvegjë 10.028 qytetarë, raporton Titulli. Në komunë të Bujanocit janë caktuar 55 vendvotime, 38 në Preshevë dhe 28 në Medvegjë. Qytetarët votën mund ta hedhin në kutitë e votimit nga momenti i hapjes së vendvotimeve (ora 7:00) deri në mbylljen e tyre në orën 20:00. Qytetarët që janë në regjistrin zgjedhor edhe pse nuk kanë marrë ftesa në adresat shtëpiake për të votuar, votimin mund ta bëjnë duke treguar njërin prej dukumenteve valide: letërnjoftimin, pasaportën apo patentë shoferin. Zgjedhjet e sotme do të monitorohen nga organizata të ndryshme ndërkombëtare ku prinë OSBE, ndërsa nga vendoret më tepër vëzhgues do të ketë CESID. Sipas mediave serbe përveç këtyre organizatave, monitorues do të vijnë edhe nga ambasada e Shqipërisë, kurse nuk do të mungojnë as vëzhgues nga diplomacia e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Edhe në këto zgjedhje, sikurse gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2012-të, qytetarët do të duhej që votën e tyre ta japin në vendvotimet e njëjta, ndërsa nëse ndodh që qytetari nuk mund ta gjejë emrin në listën e votuesve ku ka votuar për herë të fundit, atëherë ate mund ta vërtetojnë përmes linkut të mëposhtëm të Ministrisë së Drejtësisë dhe Administratës Publike, KLIKO: NË CILIN VENDVOTIMIN DUHET TË VOTOJË ? (Pasi të klikoni në linkun e mësipërm ate duhet ta rifreskoni edhe njëherë për ta hapur, në mënyrë që të shënoni numrin personal). Përveç kësaj Ministria në fjalë, për ata qytetarë që nuk mund ta gjejnë emrin në listat e votimit, për t’i treguar se në cilin vendvotim duhet të votojnë, ka lënë në dispozicion këta numra të telefonit: 011 / 2646-939 011 / 2641-500 011 / 2641-498 011 / 2641-497 011 / 2686-808 /Titulli.com/
Ftohen të rinjtë në Bujanoc e Preshevë të njoftohen me konkursin e ri të policisë
Halimi takon delegacionin e Këshillit të Evropës dhe OSBE-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration