Ftesë urgjente për ndihmesë të Algas Bunjakut
Shoqata Humanitare "Kandili Ndriçues" nga Bujanoci ka nisur aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për Algas Bunjaku 11 muajsh që vuan nga një sëmundje e këmbëve dhe gjendja e tij është përkeqësuar.“Fjalët dhe gjendja e prindit të Algasit na preku jashtë mase dhe shoqata e jonë i premtoi se do ta bëjë të pamundurën për ti ndihmuar djaloshit të vogël Algasit. - Të nderuar miq dhe dashamirë,njerëz të vullnetit të mirë,të nderuar bashkatdhetar nëse keni mundësi ta ndihmojmë engjëllushin e vogël që në të ardhmen edhe ai t mund të lozë me bashkëmoshatarët e tij”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
Aksioni humanitar nga “Kandili Ndriçues”
Algas Bunjaku është dashur që të operohet qysh në muajin e dytë të lindjes duke e parë prindi i tij se gjendja e fëmijës të tij po përkeqësohet dhe se rezultatet nga qendra spitalore nuk po japin sukses ai është detyruar që Algasin ta transferojë tek Spitali Amerikan,dhe këta i ka dhënë shpresë që brenda tre javëve të operohet mirëpo çmimi që iu është përcaktuar (7000E) nuk mund të mbulohen nga familja Bunjaku,dhe për këtë kërkohet ndihma e secilit prej nesh.
Të dashur vëllezër,miq ju që me dëshirën më të mirë do ti ndihmoni vogëlushit ta bëjmë këtë të mundur duke u nisur nga familja ime,nga ata që sado pak e më shumë vullnet ta arrimë shifrën e kërkuar.
Kam besim dhe bindje se do ia dalim, kam bindjen se njerëzit vullnetmirë,bashkatdhetarët do të bëhemi bashkë që Algasit së pari t ia kthejmë gjendjen normale si dhe familjes harmonin dhe gëzimin.
NJË NDIHMË E VOGËL E JUAJA,NJË SHPRESË E MADHE PËR ALGASIN. Xhir. për brenda Serbisë 205-0000000242712-34 Xhir në kursin devizor SËIFT: KOBBRSBG IBAN: RS35205007080004610435 +381/62 899 6 558 Viber (Sabedin Ebibi)
Shoqata Humanitare “Kandili Ndriçues” nga Bujanoci