Stankoviq: Qeveria e Serbisë nuk manipulon më numrin e shqiptarëve Nga takimi në Beograd mbi vlerësimin e banorëve
Lokale

Stankoviq: Qeveria e Serbisë nuk manipulon më numrin e shqiptarëve

29.Aug.2017 14:47
0
Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë përmes një komunikate për media ka sqaruar opinion lidhur me deklarimet se përmes regjistrimit të diasporës do të ndalohet manipulimi i qeverisë së Serbisë mbi numrin e shqiptarëve.

Komunikatë për media 

Vlerësimi i numrit të banorëve ka qenë e vetmja mundësi ligjore pasi që pjesëtarët e pakicës shqiptare nuk kanë dashur që të regjistrohen në regjistrimin e banorëve në vitin 2011, ka deklaruar Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ai ka theksuar se pas takimit me liderët politik shqiptar nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, është rënë dakord që të angazhohen ekspertët nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, saktësisht ambasada e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, OSBE-ja, Delegacioni i UE-së në Serbi. I gjithë procesi është mbikëqyr nga organet kompetente, saktësisht nga Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisja Lokale në asistencë të Trupit Koordinues, ndërsa në prani të Entit Republikan për Statistika dhe organeve tjera shtetërore, ka sqaruar Stankoviq.

„Ekspertët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Unionin Europian kanë punuar në vlerësimin e numrit të qytetarëve. Iniciativa për vlerësimin e numrit të qytetarëve ka dalur nga vështirësitë e shtetit për t`u kapërcyer çështjet e hapura të cilat në mënyrë të pashmangshme kanë krijuar shumë papërshtatshmëri sipas pakicës shqiptare, duke marrë parasysh se shumica e pjesëtarëve të kësaj pakice nuk ka dashur që të regjistrohet në vitin 2011“, tha Stankoviq.

Kryetari i Trupit Koordinues, në lajmin se në ueb faqen e re zyrtare të komunës së Bujanocit, e cila ende është në fazë të përpunimit, do të vendoset rubrika e dedikuar për diasporën, dhe e cila do të duhej siç kanë theksuar zyrtarët komunal të shërbej për grumbullimin e të dhënave të shqiptarëve të cilët jetojnë në diasporë, në mënyrë që të „ndalohet manipulimi eventual i Qeverisë së Serbisë mbi numrin e qytetarëve në komunën e Bujanocit“,  theksoi se nuk është për të e qartë se në çfarë manipulimi ata mendojnë.

„Nuk kam kuptuar se si Qeveria e Republikës së Serbisë mund të manipuloj me numrin e shqiptarëve. Pra, kur shumica e pjesëtarëve të pakicës shqiptare nuk ka dëshiruar që të regjistrohen, shteti ka organizuar vlerësimin e numrit të banorëve në mënyrë që këto tri komuna të munden që pa pengesa të funksionojnë, si dhe në asnjë moment të mos iu mohohet asnjë përfitim buxhetor. Vlerësimin e kanë bërë ekspertët ndërkombëtar dhe në të kanë marrë pjesë liderët shqiptar nga jugu i Serbisë, në mes tjerash Riza Halimi dhe Shaip Kamberi si deputet popullor, kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi“, sqaroi Stankoviq.

Po nëse ka pasur ndonjë paqartësi dhe pakënaqësi me vlerësimin e numrit të qytetarëve, liderët politik nga këto komuna kanë pasur mundësi që në të gjitha pyetjet t`i përgjigjen ekspertët ndërkombëtar, ka theksuar Stankoviq. Ai tha se liderët shqiptar nga tri komunat në të gjitha pyetjet e parashtruara kanë marrë përgjigje nga ekspertët, pas kësaj është dakorduar që të pranohet vlerësimi i numrit të qytetarëve pa asnjë kushtëzim nga cila anë qoftë, deklaroi Stankoviq.

Kryetari i Trupit Koordinues ka parashtruar edhe pyetjen se a është punë e komunës që përmes ueb faqes së saj të grumbulloj të dhënat rreth shqiptarëve në diasporë dhe cila është porosia e zyrtarëve komunal për njerëzit të cilët jetojnë në këtë hapësirë.

Të rikujtojmë, Qeveria e Republikës së Serbisë ka miratuar Konkluzionin në fillim të korrikut të vitit 2015, në bazë të cilit prezantimi i vlerësimit të numrit të banorëve do të jetë në përdorim deri në regjistrimin e ardhshëm. 

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Konkurs për ndarjen bursave për nxënësit e shkollave të mesme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Ftesë urgjente për ndihmesë të Algas Bunjakut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration