Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë reagim ndaj kërkesës së Fikret Limanit
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë reagon ndaj shkresës së dërguar nga Muftijsko Preshevsko me seli në Novi Pazar e shkruar më 18.07.2017, drejtuar Imamit të Xhamisë Ebu Bekë Essidik , njëherit edhe Kryetarë i KBI-së në Preshevë Sevdail ef Jakupi.Reagimi nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë:
Kërcënimet e të ashtuquajtur Muftijsko Preshevsko në krye me Fikret Limanin dhe bashkpunëtorët e tij nuk kanë të ndalur. Këto kërcënime po bëhen përmes shkresave, Prokurorisë, Inspektorëve të Policisë e nganjëherë edhe përmes barutit. Kryetari ynë Sevdail ef Jakupi është marrur në pyetje dy ditë para Muajit të shenjtë të Ramazanit nga Inspektorët e Policisë të dërguar nga Muftijsko Preshevsko lidhur me vitrat e vitit të kaluar 2016 me vlerë 610.000,oo dinarë.
Por për hirë të Muajit të shenjtë të Ramazanit ne nuk e kemi bërë publike skandalin e tyre, për të cilin posedojmë edhe dokumente. Përkundër saj Kryetari Sevdail ef. Jakupi ka bërë thirrje për bashkim të hoxhallarëve, por si po duket ky term për bashkim nuk po ekziston në fjalorin e tyre, por po vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër sepse për ta në pyetje është vetëm paraja.
E njëjta gjë ndodh edhe në prag të festës së Kurban Bajramit, e që muftijsko preshevsko dëgon shkresë në emër të Imamit të Xhamisë Ebu Bekër Essidik në Preshevë Sevdail ef Jakupi, që të hollat e tubuara nga Sadekatul Fitri në vlerë prej 833.000,oo dinarë ti sjell në Mexhlisin e tyre.
I gjithë ky vrull që po bëhet ndaj KBI-së ka për qëllim që ta pengoj organizimin e jetës fetare në Luginën e Preshevës, që me dekada ky institucion funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.
KBI në Preshevë posedon Shkollën (Medresen ) e Hifzit e dalur nga hafizllarët dhe hoxhallarët e këtij vendi. Në bazë të memorandumit mes KBI Preshevë dhe Shkollës së Hifzit, Kbi Preshevë ka marrë përsipër mbarëvajtjen e procesit mësimorë të saj. Andaj tubimi i ndihmave si Zeqati dhe Sadekatul Fitri është bërë enkas për shkollën e hifzit.
Si zakonisht bashkëpunëtorët e Sanxhakut, të cilët dita ditës po mundohen të sjellin boshnjakizim në Luginën e Preshevës, edhe kësaj radhe po shpifin ndaj KBI-së Preshevë dega e Kosovës, lidhje me një cifër fantazmë kinse është mbledhur në emër të Medresesë së Sanxhakut.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë njofton popullatën dhe diasporën tonë se ne nuk kemi asgjë të përbashkët me muftijsko preshevsko dhe nuk kemi kurrfar obligimi ndaj Muftijsko Preshevsko e në veçanti ndaj Medresesë Gazi Isa Begoviça, që në popullatë pretendohet si Medreseja e Preshevës, e në realitet është degë e Novi Pazarit.
KBI Preshevë ua bënë me dije Muftijsko Preshevsko se populli shqipëtarë asnjëherë nuk ka pasur diçka të përbashkët me Sanxhakun. Por lidhja jonë është dhe do të jetë në frymë kombëtare dhe fetare me Kosovën. Për çfardo lloj pasqyrimi i Preshevës dhe Luginës nën ombrellën boshnjake do të jetë përgjegjësi e juaja historike për gjeneratat e sotit dhe gjeneratave të ardhshme.