Lokale
Fshihet Hyda, vendoset Musliu
Faqja zyrtare në internet e komunës së Bujanocit cila deri në fillim të kësaj jave për kryetar të Kuvendit Komunal mbante ish udhëheqësin e këtij organi Hajredin Hydën, është përmirësuar duke vendosur kryetarin e vërtetë, Jonuz Musliun.
Portali informativ Titulli më 3 prill kishte raportuar për këtë gabim jo edhe të vogël, duke e ditur se Musliu ka një vit që ushtronte këtë detyrë, ndërsa dikush tjetër në vend të tij prezantohej si kryetar i Kuvendit Komunal.
Personi i autorizuar nga administrata komunale ka bërë ndërhyrjen në faqen zyrtare dhe ka vendosur Musliun në vendin e duhur, përderisa e ka fshirë Hydën.
[caption id="attachment_115995" align="aligncenter" width="598"] Faqja zyrtare e komunës së Bujanocit (12.04.2014)[/caption]
Raportimi i portalit informativ Titulli pikërisht kishte për qëllim që gabime të tilla të përmirësohen dhe në të ardhmen pushteti të ketë kujdes me paraqitjen e personave zyrtar, pasi një faqe e tillë zyrtare duhet të azhurnohet me të dhëna të sakta, meqë në të njëjtën mund të drejtohen për informacion qytetarët e kësaj komune dhe ata nga rajoni./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!