Partia Demokratike ‘humb’ përkrahjen e qytetarëve
Lokale

Partia Demokratike ‘humb’ përkrahjen e qytetarëve

13.Apr.2014 09:40
0
Partia Demokratike (PD) e cila udhëheqë me pushtetin lokal në Bujanoc, ka pësuar një rënie të madhe që nga viti 2012-të kur edhe fitoi më së shumti vota në këtë komunë. Sondazhi i mbyllur në mesnatë i portalit informativ Titulli i cili ka qëndruar i hapur për 7 ditë, që nga 6 prilli, ka nxjerr PD-në si humbësin më të madh në mesin e subjekteve shqiptare. Nëse sot do të zhvilloheshin zgjedhjet ky subjekt politik për nga mbështetja e elektoratit do të ishte e treta, me një diferencë të vogël nga Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) të Jonuz Musliut, e cila pozicionohet e dyta. Ky sondazh transparent fitues nxjerrë Partinë për Veprim Demokratik të Shaip Kamberit e cila në zgjedhjet lokale të vitit 2012-të humbi kundrejt PD-së, duke u pozicionuar e dyta me vota. Mirëpo, kur jemi dy vite nga fillimi i qeverisjes së Partisë Demokratike të Nagip Arifit duket se gjithçka është kthyer kundër subjektit më të ri politik në këtë komunë. sondazhi-1 Në sondazhin e portalit informativ Titulli, në pyetjen: Nëse do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme lokale, në Bujanoc cilën parti politike do ta votoni? Janë përgjigjur 640 qytetarë. Nga ky numër 244 (38%) kanë votuar për Partinë për Veprim Demokratik, 164 (26%) votues kanë zgjedhur Lëvizjen e Progresit Demokratik, për Partinë Demokratike kanë votuar 157 (25%) qytetarë, kurse për Unionin Demokratik Shqiptar 19 votues apo 2 % për qind e pjesëmarrësve në sondazh. Shqetësuese duhet të merret edhe fakti se një numër prej 56 votuesish apo 9 % kanë zgjedhur opsionin për të mos votuar në zgjedhjet lokale, po qe se ato mbaheshin sot. Sa për ilustrim vlen cekur sondazhin e vitit 2012-të të cilin e realizoi portali informativ Titulli, në prag të zgjedhjeve lokale të 6 majit. Atëbotë sondazhi pat nxjerrë fitues Partinë Demokratike, të dytën Partinë Për Veprim Demokratik, të tretën Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe të katërtën Unionin Demokratik Shqiptar. Ky sondazh i mbajtur para zgjedhjeve lokale të 6 majit doli 100 për qind i saktë, pasi sot në përbërjen e Kuvendit Komunal  të Bujanocit partitë shqiptare, për nga numri i ulëseve të fituara, radhiten sipas sondazhit të realizuar në portalin informativ Titulli.com.
Bujanoc: Realizohet ekskursion për kursistët e gjuhës turke
Fshihet Hyda, vendoset Musliu
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration